LAJMI I FUNDIT:

Serbia bën kërkesë për regjistrim të tri kompanive energjetike në Kosovë

Serbia bën kërkesë për regjistrim të tri kompanive energjetike në Kosovë

Drejtorët e të bijave të kompanive të EPS-së (Eleketro-Ekonomisë së Serbisë) – “Elektro Sever” (Elektro Veriut), dhe “EPS Trgovine (Tregtisë së Elektro-Ekonomisë së Serbisë) kanë dorëzuar sot dokumentet në Prishtinë dhe kërkesat për regjistrimin e këtyre ndërmarrjeve, transmeton Koha.net njoftimin e V.Novostit mbi përmbajtjen e kumtesës së EPS-së.

Qeveria e Serbisë ka dhënë sot pëlqimin për themelimin e shoqërisë ekonomike “Elektro Sever” në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa Këshilli Ekzekutiv i EPS-së në mbledhjen e tij ka emëruar drejtor të asaj ndërmarrje Boban Novakoviqin.

Marrëveshja për Energjinë, në kuadrin e Procesit të Brukselit të datës 25 gusht të këtij viti parasheh që EPS të formojë shoqërinë ekonomike për furnizim me energji elektrike “Elektro Sever”, theksohet në komunikatë.


Marrëveshja e mëparshme mbi energjetikën dhe telekomunikacionin caktonte që EPS-ja të themelojë shoqërinë për tregti me energji elektrike “EPS Trgovina” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Pëlqimin për themelimin e “EPS Trgovina” në Mitrovicën e veriut Qeveria e Serbisë e ka dhënë më 30 tetor të vitit 2014 dhe Këshilli Mbikëqyrës i EPS-së kishte emëruar Millovan Vujakoviqin për drejtor të asaj shoqërie ekonomike.

Përkundër të gjitha përpjekjeve të EPS-së, procedura regjistruese në Kosovë për këto ndërmarrje nuk kishte përfunduar, rikujtohet në komunikatë, shkruan Novosti.