LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi lavdëron strategjinë e Shqipërisë në luftë kundër informalitetit

Kelmendi lavdëron strategjinë e Shqipërisë në luftë kundër informalitetit

Ramiz Kelmendi, biznesmen dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga PDK, në një shkrim të radhës ka përgëzuar shtetin shqiptar për masat që ka marrë në luftë kundër informalitetit.

Kelmendi si biznesmen por edhe si deputet i Kosovës ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes së tij për Shqipërinë në këtë drejtim.

Ja shkrimi i plotë:


Qeveria e Shqipërisë i shpallë luftë informalitetit. Kjo e ngritë vendin në listën e shteteve me informalitet më të vogël në EU.

Aktiviteti i qeverise së Republikës së Shqipërisë për inkasimin e tatimit në vlerën e shtuar, (por edhe të tatimit, akcizës dhe doganës së paguar fillestare) të cilën e ka paguar qytetari gjatë blerjes dhe gjatë rrugëtimit ka ngecur nëpër xhepat e ekonomisë së Shqipërisë. Cilat janë të mirat e këtij aktiviteti;

Çdo tatim i akcizës i paguar nga qytetaret përfundon në buxhetin e shtetit.

Çdo çmim apo sasi e zvogëluar gjatë importit korrigjohet gjatë shitjes dhe të gjitha shmangiet kompensohen gjatë shitjes. Me këtë krijohet edhe pasqyra e vërtetë e importeve si në sasi ashtu edhe në vlerë.

Çdo çmim apo sasi e zvogëluar nga prodhuesit e vendit do të korrigjohet gjatë shitjes dhe kjo do krijoi pasqyrë reale të prodhimit sasior, qarkullimit dhe fitimit, vlera e plotë e tatimit dhe akcizës.

Çdo prodhimtari bujqësore do të qarkullojë në të gjitha tregjet me çmime reale dhe do krijohet ambient më i mirë për fermerët.

Çmimi do të jetë më real dhe do të luftohet informaliteti në import që në shumicën e rasteve ka destimuluar fermerët të prodhojnë.

Nga kjo do kemi edhe të hyrat e qarta që fermerët po krijojnë me punën e tyre dhe me këtë do pasqyrohet edhe numri i të punësuarve në këtë ekonomi.

Do krijohen parakushtet për eliminimin e informalitetit në punësim meqë akterët ekonomikë do kenë nevojë të mbulojnë shpenzimet për të paguar më pak tatim në devidentë. Me këtë do kemi paraqitjen e punësimit real të deritashëm.

Do krijohen kushtet reale për inkasimin e të hyrave nga tatimi ne të ardhura personale dhe në devidente.

Do krijohen kushte të favorshme për ekonomitë prodhuese, të cilat mundë të zëvendësojnë importet e shumta meqë zvogëlimi i çmimeve dhe sasive ka ndikuar në destimulimin prodhues sepse kalkulimet janë bazuar në çmimet e tregut, e këto çmime dihet se kanë qenë informale.

Do luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni si dhe do bëhet zvogëlimi i ndikimit politik në ekonomitë private.

Shqipëria në mënyrë rapide do ngritët në shkallën më të lartë të ekonomisë reale dhe do krijohen edhe më shumë parakushtet për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm.

Do rritet numri i të punësuarve dhe do rritet edhe eksporti e sidomos shkëmbimi tregtar me Kosovën.

Për të qenë edhe më i suksesshëm ky aktivitet, qeveria duhet të ketë parasysh këto rekomandime:

Të gjejë mënyrën për legalizimin e stoqeve në sasi dhe nivelizimin e stoqeve me çmimin real për të gjithë akterët ekonomikë që në çfarëdo forme kanë shmangur në të kaluarën duke mos përdorur masa ndëshkuese.

Qeveria do ishte dashur që këto të hyra ti dedikonte për zvogëlimin e TVSH-së për artikujt strategjikë të konsumit të gjerë sepse ngritja e çmimeve që do krijohet nga ky aktivitet e për të cilin kanë shmangur ekonomitë do të krijojë jostabilitet social.

Jam në mbështetje të këtij aktiviteti që me këtë fillim të mbarë të vazhdojë deri në fund me implementimin e arkave fiskale dhe funksionalizimin e tyre si dhe mjetet e grumbulluara që janë të paguara nga qytetaret të jenë pjesë e buxhetit të shtetit dhe në funksion të avancimit të të mirave për qytetarët e Shqipërisë. Përgëzime dhe suksese!