LAJMI I FUNDIT:

Pesë ditë pa rrymë, edhe pse e kishte paguar borxhin – zyrtarët e KEDS-it e pranojnë fajin! (Foto/Video)

Pesë ditë pa rrymë, edhe pse e kishte paguar borxhin – zyrtarët e KEDS-it e pranojnë fajin! (Foto/Video)

Ndonëse nuk është hera e fundit që ia kishin shkyçur rrymën, kësaj radhe qytetari L.P. nga Prishtina ka vendosur që ta bëjë publike këtë gjë – shkyçjen pa të drejtë të rrymës.

Kjo për faktin se sipas tij, inkasantët e KEDS-it këtë gjë po e bëjnë pa të drejtë.

Ai thekson se është pagues i rregullt i faturave të rrymës, dhe se ky reagim i punëtorëve të KEDS i duket i padrejtë, sepse sipas tij, nuk është hera e parë që banesa në të cilën ai banon shkyçet nga rryma.


Madje për më tepër ky qytetar ka sqaruar për Telegrafin, se problemi kryesor nuk qëndron se pse banesa e tij shkyçet nga rryma, por se anomalia sipas tij, është se pavarësisht që se ai kishte bërë pagesën për tu rikyçur, banesa ku ai banon ka vazhduar për disa ditë të privohet nga energjia elektrike.

Indinjimi i tij rritet edhe më tepër kur shkyçja e rrymës për disa ditë, ka ndikuar që gjërat të cilat ai i mbante në frigorifer janë prishur plotësisht.

“Në frigorifer ka patur ilaçe dhe gjëra të tjera ushqimore. Vlera e këtyre gjësendeve ka shkuar deri në tri mijë euro. Këto janë dëme të cilat e dëmtojnë buxhetin tim familjar. Unë kësaj radhe kam vendosur që këto gjëra t’i publikoj në media”, thotë ai.

Ai më tej duke treguar detajet thotë se me datën 3 shtator ia kanë shkyçur rrymën, ndërsa me datën 4 shtator e ka kryer pagesën për tu rikyçur.

“KEDS më kanë injoruar tërësisht. Deri më datën 9 shtator kam mbetur pa rrymë”, ka theksuar qytetari L.P.

Ai ka thënë se reagimi i zyrtarëve të KEDS, pas një sërë e-mailash të dërguara, ka ardhur pasi ai ka xhiruar bisedën e bërë në njërën nga pikat ku paguhet rryma, dhe ku vërtetohet se ky qytetar e kishte paguar borxhin në tërësi.

Ai përveç videos, i ka dërguar telegrafit edhe korrespondencën të cilën e ka bërë me KEDS dhe reagimin e vonuar të këtyre të fundit ndaj kërkesave të tij.

Ky qytetar ka theksuar se ajo që e brengos më shumë atë si kryefamiljar, është kompensimi për materialet e dëmtuara të cilat kanë qenë në frigoriferin e tij – ilaçe të shumta. /Blendi Devolli/Telegrafi/

d1

d2

d3

d4

d5

d6

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori