LAJMI I FUNDIT:

KESCO, sqarim ndaj shkrimit “Pesë ditë pa rrymë, edhe pse e kishte paguar borxhin – zyrtarët e KEDS-it e pranojnë fajin!”

KESCO, sqarim ndaj shkrimit “Pesë ditë pa rrymë, edhe pse e kishte paguar borxhin – zyrtarët e KEDS-it e pranojnë fajin!”

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike, ka dërguar një sqarim në adresë të Telegrafit në të cilën ka dashur të sqarojë lidhur me artikullin “Pesë ditë pa rrymë, edhe pse e kishte paguar borxhin – zyrtarët e KEDS-it e pranojnë fajin!”.

Sipas KESCO, arsyeja e shkyçjes së konsumatorit në fjalë nga rrjeti elektrik ka qenë për shkak të mos pagesës së tri faturave, gjegjësisht faturat për muajt qershor, korrik dhe gusht.


Ja sqarimi i plotë i KESCO:

Sqarim për portalin Telegrafi lidhur me artikullin “Pesë ditë pa rrymë, edhe pse e kishte paguar borxhin – zyrtarët e KEDS-it e pranojnë fajin!”

Lidhur me artikullin në fjalë, KESCO dëshiron të ofrojë këtë sqarim.

Arsyeja e shkyçjes së këtij konsumatori nga rrjeti elektrik ka qenë për shkak të mospagesës së tri faturave, gjegjësisht faturat për muajt qershor, korrik dhe gusht.

Shkyçja për mos pagim parashihet edhe me rregullativën e ZRrE-së, saktësisht RREGULLA PËR SHKYÇJEN DHE RIKYÇJEN E KONSUMATORËVE NË SEKTORIN E ENERGJISË, Neni 25 dhe konsumatori ka marrë paralajmërim për shkyçje për mos pagesë të faturave.

Më tutje dëshirojmë të sqarojmë se kriter për rikyçje të këtij konsumatori ka qenë shlyerja e borgjit për muajt qershor dhe korrik.

Pagesat e konsumatorit për muajt qershor dhe korrik kanë arritur në KESCO me datën 07 shtator 2015.

Në momentin e pranimit të pagesës dhe kërkesës në KESCO konsumatori është futur në listë të rikyçjes dhe me datë 08 shtator 2015, ekipet e KEDS e kanë rikyçur.

KEDS dhe KESCO aplikon rregullat e përcaktuara nga ZRrE për çdo konsumator dhe i qëndron besnik ofrimit të shërbimeve profesionale, në kohë dhe me përkushtim.

Ndërsa sa i përket videos nga e cila bazohet titulli i këtij artikulli, nuk mund të japim komente duke pasur parasysh se nuk është e ditur koha e realizimit. Zyra e informimit të KEDS dhe KESCO është e hapur për tu përgjigjur në çdo sqarim dhe në çdo kohë dhe shpresojmë që në të ardhmen do të na mundësoni të japim qëndrimin e kompanisë tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori