LAJMI I FUNDIT:

Nga 117 ankesa, 50 prej tyre zgjidhen në favor të konsumatorit

Nga 117 ankesa, 50 prej tyre zgjidhen në favor të konsumatorit

Vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij vitit qytetarët në bashkëpunim me inspektoratet përkatëse kanë arritur të shqyrtojnë 117 ankesa nga të cilat 50 prej këtyre rasteve janë zgjidhur në favor të konsumatorëve, 54 kanë rezultuar si të pabazuara dhe 13 prej tyre janë në shqyrtim.

Këto janë shifrat që u deklaruan në debatin e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), debat ky që u realizua me temën “ Programi për mbrojtjen e konsumatorit 2016-2020”.

Zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati, në këtë debat bëri një përmbledhje të plotë të këtij programi i cili përmbante gjithsej 11 shtylla të fokusit, duke thënë se me këtë program dhe projektligjin që pritet të shqyrtohet në Qeveri, do të mundësohet një mbrojte më e mirë e konsumatorit. Sipas Kastratit disa nga të drejtat themelore të konsumatorit janë e drejta për prodhime të sigurta, e drejta për informim, arsimim dhe kompensim.


“Shtylla e dytë fletë për të drejta Themelore të Konsumatorëve, e drejta për prodhime të sigurta, e drejta e konsumatorëve për informim, arsimi dhe vetëdijesim, pastaj e drejta e konsumatorëve karshi interesave ekonomike, e drejta e konsumatorëve për kompensim dhe qasje praktike e drejta e konsumatorëve për tu dëgjuar dhe bashkuar, gjegjësisht të bëhen aktivitete të përbashkëta”, tha Kastrati.

Ndërsa, Njazi Shala,udhëheqës i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, tha se aktualisht ky departament së bashku me MTI-në është në përpilim të koncept-projektligjit për mbrojtën e konsumatorit, projektligj ky që sipas tij do të jetë në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Në relacion me hartimin e legjislacionit, pastaj duke iu referuar planeve qeveritare sikurse plani kombëtar mbi implementimin e legjislacionit evropian, në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, konkretisht nenit 84 të kësaj marrëveshje që ka të bëj me mbrojtjen e konsumatorit, aktualisht jemi në përpilim të konceptimit të projektligjit për mbrojtën e konsumatorit”, deklaroi Shala.

Corinne Deleu, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se me mbrojtjen e konsumatorëve krijohet mundësia që të ketë zgjedhje më të mira në treg. Deleu siguroj se BE do të vazhdojë të mbështes vendin edhe në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të konsumatorëve.

“Mbrojta e konsumatorëve duhet të ju ndihmoj atyre që të bëjnë zgjedhje më të mira në treg dhe të kenë të drejtë për ankesa dhe të marrin informata shtesë, të drejta dhe të duhura. Dua të shfrytëzoj këtë rast për të ju thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdoj të ju mbështes kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe të drejtat e konsumatorit”, tha Deleu.

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit është një program 5 vjeçar i cili për qëllim të tij ka unifikimin e aktiviteteve për mbrojtjen e konsumatorit nga të gjithë akterët relevant për mbrojtjen e konsumatorit, dhe mbështetet në tri shtylla kryesore: harmonizimi i mëtutjeshëm i legjislacionit, forcimi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve administrative dhe Informimi dhe edukimi i konsumatorëve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori