LAJMI I FUNDIT:

Nesër e pasnesër mbesin pa rrymë shumë vende të Kosovës

Nesër e pasnesër mbesin pa rrymë shumë vende të Kosovës

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikime i KEDS-it njofton për disa ndërprerje të planifikuara, për shkak të shkyçjes me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it, ndërrimit të shtyllave 10 kV.

KEDS Sh. A. njofton se më 06.10.2015 ( e martë ) në TS 110/10 kV Gjilani V do të shkyçet: Dalja 10 kV Bresalci I prej orës : 11:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e qytetit, Koretishti, Bresalci, Parallova, Zhegovci, Ponesh.


II
Më 06.10.2015 ( e martë ) në TS 35/10 kV Ferizaji 3 do të shkyçet: Dalja 10 kV Gaçka nga ora 13:30 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Musovit, Greme, Gaçka, Semaja, Burrniku, Bajnica, Kashtanjeva, Prushaj, Sllatina e Lepencit, TS-Afrim Tafa-Baicë (fabrika e ujit), TS-Gurthysi 7 Shtatori-Isa Vishi.
Edhe në këtë rast shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it , ndërrimit të shtyllave 10 kV .

III

Po më 06.10.2015 ( e martë ) në TS 35/10 kV Shtërpca do të shkyçet: Dalja 10 kV Gotovusha prej orës 10:00 deri në orën 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtërpca (një pjesë), Biti e Ulët, Biti e Epërme, Palojt, Shushiq, Gotovusha, Drajkovci, Viqa, Gradovica, Firaja dhe Brodi.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it, pastrimi i trasesë në LP 10 kV.

IV

Më 06.10.2015 ( e martë ) në TS 110/10 kV Klina do të shkyçet: Dalja 10 kV Gremniku prej orës 11:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dollci, Gremniku 1 dhe 2, Pompa e benzines Kalludra, Qupeva e Ulët, Volljak, Benita Company, Cem Gashi, Baza Asfalltit dhe Qupeva e Naltë.
Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it, montimit të shkarkuesve në LP 10 kV.

V

Më 06.10.2015 (e Martë ) në TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të shkyçet: Dalja 10 kV Bodrumi prej orës 09:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri ne ora 18:00 .

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Atmaxha, Bregdrini, Lukinaj, Dedaj, Lubizhdë e Hasit, Kushnin i Hasit, Kabashi i Hasit, Romajë, Mazrek, Kojushë, Nashec, Grazhdanik, Kobajë, Vlashje dhe Poslisht.
Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve nga ana e ekipeve të KEDS-it, montimi i transformatorëve mates rrymor (TMRR) .

VI

Më 06.10.2015 ( e martë ) në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet: Dalja 10 kV Kraishta nga ora 13:00 deri në orën 14:30.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gracka, Rufci, Ribari dhe Kraishta.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e kontraktorit të KEDS-it, vendosja e shtyllës së betonit 12m.

VII

Më 06.10.2015 (e martë ) në TS 35/10 kV Gjakova 1 do të shkyçet: Dalja 10kV Thertorja Bec nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: KFOR-Aeroporti, Osek Pashe, Trakaniq, Qerim, Luk-Bunare, Sopot dhe Bec.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara, energjizimi i trafostacionit TS 10/0.4 kV.

VIII

Më 06.09.2015 (e martë ) në TS 110/10 kV Prishtina 3 do të shkyçet: Dalja 0.4 kV qe furnizohet nga TS 10/0.4 kV Jakovë Xoxa1 & Llapi 2 prej orës 08:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: RTK-ja , Pjesa e Tregut të Vjetër dhe rr. Mirko Gashi.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara, për shkaqe sigurie.

IX

Në TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të shkyçet: Më 6, 7 dhe 8.10.2015 nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në 17:00: Dalja 0.4 kV qe furnizohet nga TS 10/0.4 Kostanicet

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: trafostacioni Konstanicët.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara, projekti i KEDS-it.

X

Më 06.10.2015 (e Martë ) në TS 110/35/10 kV Therandë do te shkyçet:
Dalja 10 kV Budakova prej orës 11:00 deri në orën 15:00 .

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Reqan, Muhlan, Greiqec, Budakova, Vershec, Papazi, Dardhishte e Ulët, Dardhishte e Epërme, Dragaqine, Stravoqinë, Pishina Solidi, Vllëzerit Morina(Reqan) dhe Gurthyesi Seti Sllapuzhan.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve nga ana e ekipeve të KEDS-it , pastrami i trasesë në LP 10 kV.

XI

Më 07.09.2015 ( e mërkurë ) në TS 110/10 kV Prishtina 7 do të ketë shkyçet: Dalja 10 kV J 29 Rezonanca nga ora 00:00 deri në orën 06:00 .

Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesinë: Rezonanca Veterrnik, Kervancan Shpk,Te Ariu, Beko dhe BSB .

Dalja 10 kV J 31 Ndriçimi Publik nga ora 00:00 deri në orën 06:00.

Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesinë: Lagjja Lladrovci, Fabrika e Kasetave, Hotel International, Lagjja e Spitalit 6, Pompa Gashi, Ndriçimi Publik, Betonjerka ARS Company, EXDC Kujtim Svirca, Stadioni Veterrnik dhe Hotel Fontana.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara, dislokimi i rrjetit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori