LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Ushqimit

Dita Botërore e Ushqimit

Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit në datën 16 tetor (datë kur u krijua FAO në 1945). Kjo ditë organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politikëbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.

Çdo vit, tema është e ndryshme, por gjithnjë ka për qëllim të sensibilizojë në drejtim të përmbushjes së Objektivave të Mijëvjeçarit për zhdukjen e urisë dhe varfërisë, si dhe uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e shëndetit mes fëmijëve dhe grupeve vulnerabël.

Prej disa vitesh në këtë datë, edhe Kosova kryen aktivitete sensibilizuese mbi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm në popullatë.


Në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës është duke bërë transpozimin e legjislacionit të BE-së rreth sigurisë Ushqimore. Rregulloret e reja përmbajnë kritere të reja për OBU-të.

Për një ushqim të mirë

Njihet botërisht roli i ushqyerjes në shëndetin e individit gjatë gjithë ciklit të jetës, duke filluar nga periudha parakonceptimit të fëmijës e deri në pleqëri. Sa më herët të fillohet zbatimi i praktikave të rekomanduara të ushqyerjes, aq më i shëndetshëm do të jetë individi gjatë gjithë jetës.

Ushqyerja e ekuilibruar dhe e përshtatshme e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt, janë guri i themelit për një shëndet të mirë dhe njëherësh mjete shumë efikase për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për trajtimin e disa të tjerave. Sigurimi i një ushqyerje të shëndetshme dhe të sigurt gjatë viteve të para të jetës ka përfitime për gjithë jetën.

Kequshqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij. Kequshqyerja tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël është një faktor kyç themelor jo vetëm për vdekshmërinë foshnjore dhe fëmirore, por ndikon edhe tek zhvillimi fizik dhe mendor në moshë shumë të re.

Mbi 6 milionë vetë kanë vdekur vetëm këtë vit nga urija dhe sëmundjet që lidhen me mungesën e ushqimit. Më shumë se 850 milionë vetë në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, është përpjekur të përmbushë objektivin e pakësimit në masën 50 për qind brenda vitit 2015 të numrit të personave që preken nga uria në botë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori