LAJMI I FUNDIT:

Panairi më atraktiv në vend “eKSplorer – Destinacion për Turizëm dhe Aventurë”

Panairi më atraktiv në vend “eKSplorer – Destinacion për Turizëm dhe Aventurë”

MODUS L.L.C. kompani profesionale në organizim të ngjarjeve në bashkëpunim me PPSE dhe Swisscontact këtë vit sjell për herë te pare panairin më atraktiv në vend “eKSplorer – Destinacion për Turizëm dhe Aventurë”, që synon të promovoj turizmin në Kosovë!

Ky panair do të zgjasë 3 ditë, ku do të paraqiten shumë vende dhe mundësi për turizëm në Kosovë dhe disa risi turistike të vendit tonë. “eKSplorer – Destinacion për Turizëm dhe Aventurë”, do të zhvillohet me datat 18, 19 dhe 20 dhjetor 2015, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 20:00 cdo ditë.

Organizatorët e këtij panairi premtojnë që Sheshi “Zahir Pajaziti” do të zbukurohet si kurrë më parë per t’iu dhënë qytetarëve ndjesinë e fundvitit si dhe vendeve natyrore-turistike të Kosovës. Qytetarë të gjitha moshave janë të ftuar të përjetojnë aktivitetet e organizuara në panairin më atraktikv në vend.
Qëllimi I projektit është promovimi I turizmit të Kosovës dhe akterëve që operojnë në fushën e turizmit.


Gjatë kësaj periudhe tre ditore, vizitorët e panairit që nuk kanë qenë pjesmarrës të aktiviteteve në natyrë, do të kenë mundësi të njoftohen me këto grupe që i ofrojnë këto shërbime. Në këtë mënyrë ne synojmë që pjesëmarrësit në panair të marrin një lloj promovimi I cili ne mendojmë se iu mungon. Gjithashtu ky panair tre ditor do të jetë mundësi shumë e mire për bashkëpunim në mes të grupeve që ofrojnë shërbime të ndryshme, dhe krijimi i një pakoje më gjithë-përfshirëse.

Për dallim nga të gjithë panairet e organizuara më pare, panairi “eKSplorer” do të jetë më interaktiv me vizitorin. Këta të fundit do të kenë mundësi të përjetojnë shumë nga aktivitetet që ofrohen në male si lëshim me litar apo zip line, dhe ngjitje në mal via ferrata, ngjitje në mur dhe kalërim në qendër të qytetit. Synimi ynë është t’i tregohet qytetarit të Kosovës për aktivitetet të cilat ai mund t’i performoj në vendin tonë, për më tepër ata të kenë mundësi të provojnë ndjenjën e aktivitetit malor në qendër të Prishtinës.

Në këtë ngjarje do të krijohen 8 hapësira atraktive ku do të prezantohen aktivitetet dhe shërbimet e vecuara te turizmit malor, njëkohësisht vende interesante për t’u vizituar në vendin tonë. Kjo ngjarje unike do të prezanton mundësitë për ecje malore, ngjitje në shkëmbinjtë, lëshim me litar, rafting, biking, kayaking, skijim por edhe vende atraktive për të vizituar si: shpella, vise malore, objekte kulturore, liqene, lumenj.

Disa nga pjesëmarrësit në Panairin “eKSplorer ” janë: Klubet Alpine, Tour Operatorët, Strehimoret e Kafshëve, si dhe bizneset që operojnë në fushën e turizmit.
Më shumë informata rreth këtij Panairi, agjendës së tij si dhe aktiviteteve të cilat do të zhvillohen aty, do të jepen në ditët në vazhdim përmes mediave elektronike dhe të shtypura.

Kompania MODUS organizatore e këtij evenimenti është një kompani e cila vepron dhe bënë organizimin e ngjarjeve, festivaleve, eventeve nga më të ndryshme me kualitet profesional dhe kujdes të madh.

“eKSplorer – Destinacion per Turizem dhe Aventure”. Mundesuar nga: MODUS L.L.C. Event Managment ne bashkepunim me PPSE dhe Swisscontact. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori