LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Austria ka aplikuar për kodin telefonik të Kosovës

Tahiri: Austria ka aplikuar për kodin telefonik të Kosovës
Edita Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se Austria ka aplikuar dje pranë ITU për kodin telefonik të Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacionin.

Ajo theksoi se konfirmimin zyrtar për aplikimin e Austrisë për kodin telefonik për Kosovës e kanë marrë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, duke falënderuar me këtë rast shtetin austriak për angazhimin e saj shumë të rëndësishëm në mënyrë që Kosova ta ketë kodin e saj telefonik ndërkombëtar.

Ministrja Edita Tahiri theksoi se kodi telefonik i Kosovës do të jetë 383 dhe marrja e kodit ndërkombëtar nga Organizata ndërkombëtare e telekomunikacionit (ITU) i mundëson Kosovës njohje dhe sovranitet ndërkombëtar në fushën e telekomunikacionit, që do të thotë se Kosova konsolidon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve.


“Sikurse që dihet, Kosova që nga fundi i luftës më 1999 ka bërë përpjekje të pareshtura që ta ketë kodin e vet telefonik, dhe pas gjashtëmbëdhjetë vitesh më në fund duke iu falënderuar Dialogut të Brukselit, angazhimit të Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe Austrisë, shteti jonë do ta ketë kodin e vet telefonik ndërkombëtar, tha ajo.

Kodi telefonik ndërkombëtar i Kosovës ka rëndësi të shumëfishtë për shtetin tonë si në planin politik, ekonomik dhe të sigurisë si dhe të do mundësojë shërbime më cilësore dhe me kosto më të favorshme për qytetarët.

Sipas Planit për zbatim, ITU do t’ia alokoj kodin telefonik Kosovës në pjesën e parë të muajit mars 2016.

Kodi i ri unik 383 i Kosovës do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse.

“Me zbatimin e kodit të ri unik, do të eliminohen pengesat e krijuara nga mungesa e kodit, respektivisht përdorimi i tri kodeve të ndryshme (aktualisht +377, + 386, dhe +381), të cilat e kanë bërë të pamundshëm implementimin e disa mekanizmave të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës, orientimin e trafikut si në shkuarje ashtu edhe në ardhje, si dhe menaxhim më adekuat të resurseve të kufizuara numerike. Po ashtu, përfitimet ekonomike janë të mëdha pasi që operatorët në radhë të parë nuk do të jenë të detyruar që të paguajnë kosto të larta financiare, të cilat direkt i atribuohen mungesës së kodit, e që reflektohen edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të lira ndaj konsumatorit. Kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik ka arritur shifrën në mbi 200 milionë euro”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori