LAJMI I FUNDIT:

Daja i Nexhat Demakut futet në tregun e fiskalizimit

Daja i Nexhat Demakut futet në tregun e fiskalizimit

Procesi i futjes së kompanive të reja në tregun e shtrenjtë të arkave fiskale është duke u zvarritur qe sa kohë. Në proces për të marrë licenca për fiskalizim janë dy kompani.

Në njërën nga to janë njerëzit e afërt me Partinë Demokratike të Kosovës, më shumë se gjysma e bizneseve aktive në Kosovë, edhe më tutje janë duke funksionuar pa pajisje fiskale, ashtu siç parashihet me ligj.

Pajisja e tyre me arka speciale, që ka nisur nga viti 2012 është bllokuar komplet. Stopimin e këtij procesi e ka bërë vetë shteti, Administrata Tatimore e Kosovës. Këtë vendim ATK-ja e pati marrë nën pretendimet se janë duke pritur që të hyjnë në treg edhe disa kompani të tjera të arkave fiskale, e që, sipas tyre, me ketë do të bëhet edhe liberalizimi i tregut. Në prag të licencimit janë dy kompani.


Gazeta “Zëri” merr vesh se njëra nga to është kompania “Service Global EU” me aksionar pronarin e kompanisë “Fer Petrol”, e Mehdi Gjoka dhe Ramadan Maloku, pronar i kompanisë Racional, që merret me importin e gazit.

Pronari i “Fer Petrol” njihet si person i afërt me PDK-në, dhe njëherësh është daja i kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku.

Mehdi Gjoka e ka konfirmuar se është në pritje të fiskalizimit, por ka preferuar që të japë shpjegime nëpërmjet postës elektronike, gjë të cilën më pas nuk e ka bërë. /Zëri/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori