Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) bankat fituan deri nëntor të vitit të kaluar 20 milionë më shumë se deri në nëntor 2014. Në bazë të publikimeve të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, viti 2015 për sektorin bankar po del të jetë më i miri që nga paslufta.
Deri në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar bankat komerciale arritën një fitim neto prej 81.3 milionë eurosh që është mbi 20 milionë euro më shumë krahasuar me profitin e realizuar në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Viti 2015 në sistemin bankar u karakterizua edhe me rënie të ndjeshme të normave të interesit për kredi. Sipas BQK-së norma efektive e interesit për kredi në muajin nëntor 2015 ka zbritur në 8.2%, krahasuar me 9.9% që ishte në muajin nëntor të vitit 2014.
Vlera e kredive në fund të muajit nëntor të vitit 2015 arriti në 2.01 miliardë euro. Nga to 673.5 milionë euro ishin nga kreditë për ekonomitë familjare dhe 1.34 miliard euro nga financimi i bizneseve me kredi. Edhe kreditë u rritën gjatë 2015-ës për 8.3 për qind. Vlera e tyre deri në fund të nëntorit 2014 ishte 1.86 miliard euro.
Sipas raportit të Bankës Qendrore vetëm nga interesi bankat deri në nëntor të vitit që shkoi kishin të hyra prej 171 milionë eurove, shpenzime të interesit 20 milionë euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme dhe ato administrative janë 95.9 milionë euro.
Rritje kishte edhe te depozitat e klientëve, vlera e tyre deri në këtë periudhë arriti në 2.63 miliardë euro, krahasuar me 2.5 miliardë euro të muajit nëntor 2014, pra kishte rritje vjetore rreth 5%.
Norma efektive e interesit për depozita në muajin nëntor të vitit 2015 ishte 1%, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi paraqet dallim me 7.2 pikë përqindjeje.
Kjo diferencë e lartë ka ndikuar që bankat gjatë kësaj periudhe të arrijnë fitime mjaft të larta. Derisa dallimi mes interesit në kredi dhe depozita do të jetë i lartë, bankat do të vazhdojnë të kenë shumë të hyra nga interesi dhe fare pak shpenzime për interes.
Megjithë fitimet e larta, nga raporti del se sektori bankar ka reduktuar punëtorët. Në nëntor të vitit 2015 nëpër banka punonin 3 mijë e 387 punëtorë, ndërsa një vit më parë punëtorë bankash ishin 3 mijë e 514. /Kallxo.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp