LAJMI I FUNDIT:

Eli Fara nuk quhet e bukur, “çartet” këngëtarja!

Eli Fara nuk quhet e bukur, “çartet” këngëtarja!

Emisioni i mbrëmshëm i ‘Opinion’  në TV Klan, i titulluar ‘Femrat më të bukura ndër vite’ nuk ka mbetur vetëm në atë çfarë është diskutuar në studio, por ka vazhduar të komentohet edhe më gjatë në rrjetet sociale dhe shkak për këtë është bërë një mendim i botueses Arlinda Dudaj, kundrejt bukurisë së këngëtares korçare, Eli Fara.

Stafi i “Opinion” kishte përzgjedhur një listë me femrat më të bukura shqiptare ndër vite sipas komentuesve në Facebook që përfshinin në listën e femrave më të bukura shqiptare, ndër të tjera, edhe këngëtaren Eli Fara. Arlinda Dudaj, ka shprehur mendimin e saj, duke mos e konsideruar këngëtaren korçare si një femër të bukur. Por ky mendim personal i Dudaj-t është kundërshtuar në studio nga fotografi Endrit Mërtiri, i cili është shprehur ‘Çfarë nuk ka të bukur Eli Fara” duke iu referuar tipareve të fytyrës së këngëtares: vetullave, buzëve me forma, mollëzave, etj.

Kaq ka mjaftuar që diskutimi të vazhdojë edhe në rrjetin social Instagram, përkatësisht në profilin e Mërtirit. Siç duket edhe nga komentet, Eli Fara është prekur dhe nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë të botueses ndaj në një prej komenteve në Instagram ka shkruar: “Sa keq duken ca qënie “njerëzore” që nuk iu dallon dot gjininë…dhe iu jepet e drejta e fjalës apo gjykimit…Uaaa!!! Qesharaket pa vlera…Sa Gjynah!”, shkruan fillimisht këngëtarja.


Në mbështetje të Eli Farës kanë qënë edhe mikesha e saj, këngëtarja Aurela Gaçe.”Aq shumë plasin ca, sa nuk bëjnë dot as hipokriten. Kushedi çfarë halli kanë”- shkruan Gaçe. Këngëtarja korçare ka shkuar edhe më tej duke shkruar “Vallë duhet të merret njeriu me këto lloj insektesh”, duke iu referuar ndoshta botueses Dudaj.

Megjithëse ky diskutim është zhvilluar mbrëmë vonë në profilin e Endrit Mërtirit në Instagram, ky i fundit ka zgjedhur të fshijë foton herët në mëngjes. /Anabel/

eli

eli 2 eli 3 eli 4

Në trend Magazina

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Magazina
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Kalo në kategori