LAJMI I FUNDIT:

Akoma më keq për Shqipërinë, skualifikohen votat e Malit të Zi dhe Maqedonisë

Akoma më keq për Shqipërinë, skualifikohen votat e Malit të Zi dhe Maqedonisë

Festivali evropian i Këngës, “Eurovision Song Contest”, pikërisht në një përvjetor jubilar si ai i 60-i është goditur nga një skandal votimi.

Shpërndarja e pikëve nga Mali i Zi dhe Maqedonia, dy vende fqinje të cilat i dhanë më shumë pikë Shqipërisë në finalen e madhe të mbrëmjes së ditës së shtunë, respektivisht 10 dhe 12 pikë për “I’m Alive” të Elhaida Danit, mëngjesin e së dielës janë zeruar.

Lajmi vjen nga vetë zyrtarë të Eurovisionit, të cilët e argumentojnë skualifikimin e votimeve të këtyre dy vendeve me faktin se “është vërtetuar që pikët ishin 100 për qind prej votave të vendit, dhe jo 50 për qind prej votave e 50 për qind prej një jurie profesioniste”, siç kërkohet nga rregullorja.


Zyra e shtypit e Eurovisionit lëshoi mëngjesin e së dielës një deklaratë informuese, pasi rikonfirmoi fitoren e Suedisë.

“Rezultatet e jurisë së ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi, gjatë mbrëmjes së finales së madhe të eventit janë skualifikuar, pas konsultimeve me vëzhguesin e pavarur të votave të këtij festivali, si dhe pas vendimit të parë nga supervizori ekzekutiv dhe udhëheqësi i grupit të referencave. Në të dy vendet, televotimet janë aplikuar në 100% të rezultateve. Përjashtimi i dy jurive do të diskutohet më tej në takimin e ardhshëm të grupit të referimit, në qershor”, thuhet në komunikatë.

Rezultati nuk ndikon aspak në fitoren e Mans Zelmerlow të Suedisë, i cili mbrëmjen e djeshme siguroi 365 pikë për të kryesuar kundrejt Rusisë dhe Italisë, por rrezikojnë përfaqësimin e Shqipërisë, e cila në rast se konfirmohet përfundimisht ky pezullim, do të bënte që vendi ynë të përfundonte me vetëm 12 pikë, të marra nga Greqia dhe Belgjika. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Kalo në kategori