LAJMI I FUNDIT:

Përleshen ‘Arbnori’ dhe ‘Zuka’ (Video)

Përleshen ‘Arbnori’ dhe ‘Zuka’ (Video)

Kacafytje dhe rrahje në serialin ‘O sa mirë’.

E gjithë kjo ka ndodhur mes aktorit ‘Arbnorit’ dhe ‘Zukës’, ndërsa është filmuar nga ana e ‘profesorit të gjuhës angleze’, i cili edhe e ka publikuar videon në llogarinë personale të Instagramit.

Në fakt, bëhet fjalë për një ndër rolet episodike të serialit të mirënjohur shqiptar, i cili ka filluar me xhirimet e sezonit të ri, transmeton Telegrafi.


Mbetet të shihet në episodin në vijim të kuptohet se pse janë përleshur dyshja e serialit, megjithëse kohët e fundit ka lindur një mosmarrëveshje me rastin e marrjes me qira të banakut të Fakultetit nga ana e ‘Zukës’.

Paraprakisht, ‘Arbnori’ ishte pronar i përkohshëm i banakut të Fakultetit, por shkaku i vonesave në pagesa, ai iu dha me qira ‘Zykës’ nga ana e drejtorisë së institucionit shkollor. /Telegrafi/