LAJMI I FUNDIT:

Floriana rrëfen historinë e ndarjes dhe vuajten që përjetoi

Floriana rrëfen historinë e ndarjes dhe vuajten që përjetoi

Pak kohë më parë, lajmi për ndarjen e Floriana Garos nga Tedi Ngjela, bëri bujë mediatike. Floriana Garo tregon se vendimin për ndarjen e morën të dy. Ajo flet për herë të parë lidhur me lajmin e fundvitit, pasi është zgjedhur të jetë personazhi i kopertinës së revistës “Living”.

“Me kalimin e kohës, ndoshta do t’i bëj një bilanc më të saktë kësaj që ndodhi. Kur më kërkojnë të flas për ndarjen, jam e rezervuar pasi është herët. Përvojat e jetës janë të rëndësishme për t’u ndarë nga njerëzit publikë, por duhet të kalojë njëfarë kohe dhe duhet të kuptojmë se është njerëzore të ndryshosh mendim. Nesër këto ngjarje mund t’i gjykoj ndryshe nga sot, por unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se s’jam koherente në ato çka them. Brenda një kohe të shkurtër, ndyshon çdo gjë në jetën tënde ndaj duhet të jesh i përgatitur”, ka thënë ajo. Moderatorja është e vetëdijshme se arritjet e saj i atribuohen edhe dikujt tjetër.

“Unë jam e ndërgjegjshme që shumë më kanë cilësuar si një vajzë që i ka arritur gjërat në saj të të tjerëve, jo vetes. Unë do të dëshmoj që e kanë pasur gabim”, shprehet Floriana. Nëse do të mbetet shoqe me Tedin, është ende herët për ta thënë… “Në raportet me familjen Ngjela, unë s’kam mllefe. Është familja ku kam jetuar për pesë vjet dhe i vlerësoj, i dua. Nuk do të flisja kurrë keq për ta. Mamanë e Tedit e ndjej ende të afërt dhe tezen e tij e kam si tezen time”, sqaron prezantuesja e “Jo vetëm modë”.


Pyetjes së gazetarit se pse erdhi kjo ndarje e papritur, bukuroshja e TV Klan i përgjigjet: “Nëse ndjen se diçka nuk shkon në jetën tënde, duhet ndryshuar. Kuptuam se diçka nuk shkonte në ndjenjat tona dhe morëm një vendim të përbashkët. Nëse njeriu s’është i lumtur me situatën e tij ose toleron, ose gjen forcën dhe kurajon që t’i ndryshojë gjërat”.

Floriana tregon se po përpiqet të kalojë mbi këtë periudhë të vështirë, duke u munduar. “Sigurisht nga lidhja me Tedin kisha krijuar rehati. Tani atë rehati që kisha përpiqem t’ia krijoj vetes. Këtu nis gjithçka se çfarë bën ti për të përmirësuar jetën tënde”.

Megjithatë ajo pranon edhe se e ka vuajtur këtë ndarje, duke thënë se ka derdhur lot. “Patjetër që kam derdhur lot, madje më shumë se një”./albeu/
218873

Në trend Magazina

Më shumë

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Magazina
Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Magazina
Një tjetër shqiptare me sukses global, Luisa Boshnjaku nënshkruan marrëveshje me shtëpinë muzikore Broke Records

Një tjetër shqiptare me sukses global, Luisa Boshnjaku nënshkruan marrëveshje me shtëpinë muzikore Broke Records

Magazina
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Magazina
Driloni-Sarës: Të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë për kujtim

Driloni-Sarës: Të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë për kujtim

Magazina
Kalo në kategori