LAJMI I FUNDIT:

Elvana ishte edhe cak i grabitjes, ja çka i vodhën asaj

Elvana ishte edhe cak i grabitjes, ja çka i vodhën asaj

Pas vjedhjes së pak kohëve më parë, kur katër adoleshentë morën nën kontroll jetën virtuale të Elvana Gjatës, duke iu futur në materialet personale në telefon, përmes emailit, një ngjarje e mbajtur e fshehtë nga policia është zbardhur tashmë. Bëhet fjalë për një tjetër vjedhje ndodhur në muajin qershor, ku një shtetas, i cili tashmë është dënuar, i ka vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh dhe dy aparatë celularë.

Vjedhja është zbuluar së fundi, për shkak të dënimit që gjykata e Tiranës i dha grabitësit Ervin Tahiri. Në kallëzimin e saj bërë në polici, Elvana Gjata ka pohuar se ka hapur një biznes për shitje fustanesh nusërie në rrugën “Sulejman Delvina”. Rreth orës 18:00, të 22 qershorit, ajo ka qenë në këtë biznes duke u marrë me ndriçimin e katit të dytë me një grup pune. Kur është futur në dyqan, në katin e parë sipër tavolinës, kishte lënë dy celularët e saj, Iphone 6 dhe Samsung edge S6, si dhe çantën e dorës shkruan Panorama.

Vetë është ngjitur në katin e dytë. Rreth orës 18:30 ajo ka dëgjuar një zhurmë dhe menjëherë ka zbritur poshtë teksa ka vënë re se dy telefonat e saj mungonin. Ka kontrolluar çantën mbi tavolinë dhe ka konstatuar se i mungonin një shumë prej 3000 eurosh. Ka njoftuar punonjësit e sigurisë së lokalit dhe policinë. Nga hetimi rezultoi se autori ishte Ervin Tahiri, në banesën e të cilit u gjetën 1220 euro dhe portofoli i Elvana Gjatës, i markës “Michael Kors”. Brenda portofolit u gjetën edhe leja e drejtimit në emër të këngëtares si dhe karta e saj e kreditit.

Në trend Magazina

Më shumë

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Magazina
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Magazina
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Magazina
Driloni-Sarës: Të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë për kujtim

Driloni-Sarës: Të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë për kujtim

Magazina
Kalo në kategori