LAJMI I FUNDIT:

Top skandalet me “Photoshop” në vitin 2015 (Foto)

Top skandalet me “Photoshop” në vitin 2015 (Foto)

Nëse keni menduar se në vitin 2015, ku hovi i zhvillimit të teknologjisë është i madh, e që kjo do të ndalonte gabimet në fotografitë e yjeve të mëdha botërore, atëherë ju themi se jeni shumë gabim.

Telegrafi ka arritur që t’i sjellë në një listë disa prej gabimeve më të përfolura që kanë ndodhur pas përpunimit të fotografive të yjeve botërore.

Më poshtë gjeni disa prej anomalive më të përfolura më “Photoshop” për vitin që lamë pas.

1. Largimi i vijës nga të pasmet prej Victoria’s Secret
fails 2
Në tetor të këtij viti Victoria’s Secret ka pasur probleme të mëdha me publikun kur u zbulua një fotografi skandaloze e largimit të një vije normale që formohet në të pasmet e femrave. Në internet kjo është pritur keq dhe me komente prej më të ndyra për agjencinë më të famshme të modës.


2. Calvin Klein “ndërton” trupin muksuloz të Justin Bieber


Fansat e Justin Bieber mirëpritën dhe madje u çmendën nga fotosesioni i idhullit të tyre për kompaninë Calvin Klein, që e pa këngëtarin të zhveshur në pjesën lart. Por, një foto që ka rrjedhur në internet tregon se si ata që punuan këtë reklamë ia “ndërtuan” trupin muskuloz, për ta bërë atë më të madh e më të definuar. Menaxhmenti i Bieber e mohoi këtë anomali.

3. Kim Kardashian zihet me “Photoshop” edhe në jetën e parditshme

Dikush nga ekipi i menaxhmentit të Kim Kardashian publikoi pa leje një foto të pa prekur të Kim dhe Kanye West nga festa e ditëlindjes së Kendall Jenner, duke zbuluar se asnjë fotografi e Kim nuk publikohet pa pak magji të Photoshopit.

kim kanye

4. Moschino fshinë komplet këmbën e një modele

Në janar të këtij viti, brendi luksoz i veshjeve e lansoi kampanjën e vitit 2015 dhe i la të gjithë adhuruesit me gojë të hapur për atë që i ndodhi modeles Sasha Luss (në mes) këmba e majtë e të cilës mungoi.

5. GUESS e bën të “turbullt” gishtin e këmbës së Gigi Hadid

fails 1

Fotografia e Gigi Hadid që po e shihni nuk ka lënë pa u dalluar nga ekspertët e fushës. Shikoni këmbën e saj të djathtë dhe gishtat e po kësaj këmbe e konkludoni se çka po mungon.

6. Jeb Bush me dorë të zezë në mënyrë “magjike”

jeb

As kandidatët për president nuk janë të sigurt. Jeb Bush dërgoi një broshurë te mbi 85 mijë votues në shtetin e Iowas. Por, dora e majtë e tij shihet të jetë e zezë në këtë borshurë promocionale.

7. Ariana Grandes i bëhet dora më e madhe

Ariana Grande duket e përkryer në kopertinën e “singlit” të saj më të ri, “Fokus”. Por, diçka nuk ka shkuar mirë me dorën e saj të djathtë.

9. Lindsay Lohan rrit të pasmet

Aktorja e njohur ka tentuar që të kthejë motivimin e saj me këtë fotografi, por ndjekësit e saj shpejtë e kanë vërejtur, duke e akuzuar për rritje të të pasmeve.
/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse

Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse

Magazina
LIVE: Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, befasi të njëpasnjëshme për banorët

LIVE: Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, befasi të njëpasnjëshme për banorët

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova

Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova

Magazina
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Xheneta surprizohet nga një sfidë unike në rolin e moderatores, teksa takohet me vëllain e saj

Xheneta surprizohet nga një sfidë unike në rolin e moderatores, teksa takohet me vëllain e saj

Magazina
Kalo në kategori