LAJMI I FUNDIT:

Vetura e ‘Mr. Bean’ kushton tetë milionë funte

Vetura e ‘Mr. Bean’ kushton tetë milionë funte

Veturën që aktori i famshëm Rowan Atkinson e kishte blerë për 650.000 funte në vitin 1997, tani është duke e shitur për hiç më pak se tetë milionë funte.

McLaren F1, e cila i përket të famshmit “Mr. Bean”, është dëshmi se veturat super-sportive me të vërtetë janë investim fitimprurës.

Komiku britanik sot kërkon 12 herë më shumë para, sesa çmimi i blerjes së automjetit.


Është e njohur se çmimet e super veturave të përdorura, të cilat janë të prodhuara në seri të limituara, rriten ndër vite, transmeton Koha.net.

McLaren F1 nuk përjashtohet nga kjo listë, duke pasur parasysh se prej prodhimit total të 106 njësive, vetëm 64 prej tyre janë të destinuara për vozitje në rrugët publike.

Atkinson me këtë veturë ka bërë dy herë aksident, ndërsa kostoja e riparimit të veturës pas aksidentit të dytë, i cili ka ndodhur në vitin 2011, arriti në 910 mijë funte. /Telegrafi/