Këtë zezon, duke pasur parasysh llojllojshmërinë e trendëve të modës, çdokush do të gjejë diçka për shijen e vet.
Pothuajse jemi në prag të pranverës e cila na sjell lirinë e pritur të veshjes së rrobave nga pëlhurat e holla dhe ngjyra të hareshme. Nëse dëshironi të mbani hapin me trendët, hidhjani një shikim këtyre dhjetë favoritëve të modës për pranverë-verë 2011, dhe ta do të gjeni frymëzimin tuaj. Bëhuni gati për sezonin me plot llojllojshmëri mode!
Këmisha e bardhë
Këmisha e bardhë gjithmonë është “in”, mirëpo këtë pranverë do të jetë pa përjashtim e preferuar dhe do të bëhet njëri ndër elementet kyç të gardërobës suaj. Kjo pjesë e veshjes frymon në stilin e elegancës dhe mundëson që të kombinoni pjesët më të ndryshme të veshjeve, qoftë kur është fjala për diçka “casual” dhe pa u munduar, apo, kur është fjala për diçka solemne dhe të sofistikuar.
Lulet e printuara
Sezoni që po vjen bazohet në pjesët e veshjeve romantike dhe boheme. Andaj, për të gjithë adhuruesit e luleve të printuara pranverë-verë 2011 sjell një paletë të gjerë të tyre. Lulet mund të jenë të mëdha apo të vogla, të dendura apo vetëm ashtu të hedhura…
Pantallona të gjerë nga vitet shtatëdhjetë
Kthimi i viteve shtatëdhjetë është njëri ndër trendët më të popullarizuar të këtij sezoni, madje këtë nuk duhet lënë anash. Janë moderne dhe “in” pantallonat me këmbë të gjera, të cilat sjellin pamje specifike dhe të posaçme, e cila frymon në mënyrë femërore dhe të sofistikuar.
Fustani maksi
Fustani maksi është bërë i preferuar jo vetëm për këtë sezon specifik, por është edhe komod dhe shumë i rehatshëm. Këtë pranverë nuk do të mund ta hiqni nga gardëroba juaj. I flladitshëm, “casual” me mostra të ndryshme, por dhe shumë glamuroz, fustani maksi sërish do të jetë njëra ndër pjesët më të preferuara të veshjeve.
Platformat
Duhet përmendur se për sezonin pranverë-verë 2011, flitet ekstremisht kur është fjala për platformat. Mirëpo, nuk duhet të brengoseni sepse ato rëndom janë të thjeshta dhe shumë komode, por edhe të gjithanshme dhe universalisht mikluese. Nga lartësia marramendëse dhe stilet e thjeshta deri te ato lajkatare, nga pak version i stolisur dhe mostra me lara – platformat janë zgjedhje e përsosur për ditët e nxehta.
Xhaketa e lëkurës
Zbuloni anën tuaj të egër, rok’en rol me zgjedhjen e pjesëve të veshjeve të cilat tashmë janë bërë klasike. Xhaketa e lëkurës tani mund të bartet edhe gjatë pranverës dhe verës. Xhaketa e lëkurës është investim i duhur, sepse është e gjithanshme dhe praktike, duke pasur parasysh se është pothuajse e përsosur për çfarëdo “outfit”, për variante të përditshme apo edhe solemne.
Preppy veshja
Stili “preppy” (karrierist) është absolutisht “must have”për pranverën 2011. Stili “Old-school” i kardiguar është ajo pjesë e posaçme, e gjithanshme, e cila mund të bartet në raste të ndryshme nga “casual” deri te mbrëmjet solemne. Pra, mund të argëtoheni me përzierjen e stileve dhe me harmonizimin e tyre. Mund ta bartni me këmishë të bardhë, me pantallona “traper” të shkurtra dhe me këpucë ose të zgjidhni variantin më femëror në kombinim me fundin dhe sandalet platformë.
Pak të zjarrtë, pak ngjyrë lëkure
Disenjatorët kanë shfrytëzuar një paletë të gjerë të ngjyrave të pemëve, ngjyrave të zjarrta të cilat përfundimisht do t’i kapërceni për shumë arsye. Mirëpo, kur është fjala për këto pjesë, duhet kushtuar shumë kujdes kombinimit të veshjeve, ndërkaq për “outfut” vendosni për nuancat neutrale, siç janë e bardha, apo të zeza. Nga ana tjetër, hit i vërtetë do të jetë veshja ngjyrë lëkure e cila i përshtatet përsosmërish lëkurës suaj, por edhe atyre që kanë lëkurë të shndritshme, duke dhënë frymë freskie. Veshjet ngjyrë lëkure mund të duken seksi dhe elegante, vetëm që duhet të dini se si të zgjidhni nuancën e vërtetë në bazë të ngjyrës së lëkurës suaj dhe të flokëve tuaja.
Xhinset
Xhinset thjesht kurrë nuk dalin nga moda! Si klasikë e përhershme, fermerkat gjithmonë krijojnë freski nga sezoni në sezon. Për “llok” nga koka deri te thembrat me kombinimin e fundit xhins, me xhaketë të puthitur për trupi ose me këmishë, ose vendosni xhinse për shtatlarta.
Kombinezoni
Pas verës së kaluar, trendi i kombinezoneve po vazhdon! Kombinezoni shik dhe elegant ose megjithatë argëtues dhe llastues, i zgjedhur me kujdes mund të bëhet pjesë e preferuar e veshjes suaj, vetëm duhet të zgjidhni atë të vërtetin për formën tuaj të trupit. Këtë sezon, krahas toneve neutrale, gjithashtu do të gjeni në ngjyra të zjarrta, por edhe të këndshme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Pse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, janë më të bukurat për këtë sezon dimri
Çfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar