LAJMI I FUNDIT:

Po të vishem kështu, e bëj për vete

Po të vishem kështu, e bëj për vete

Sigurisht. Sepse një burrë shikon së pari pikërisht këto, krehjen, këpucët, syzet...për të treguar se je inteligjente, ka kohë. Në fillim duhet të jesh mbi të gjitha seksi.

Për të zgjidhur dyshimet e stilit dhe lehtësuar zgjedhjen para gardërobës, ne kemi hartuar një guidë për gratë që dëshirojnë të kuptojnë se çfarë meshkujve u duket më seksi…

Veshjet intime
Pyetjen me siguri e keni në majë të gjuhës: "E çfarë rëndësie paska kurimi i veshjeve intime, kur ato as që duken? Edhe ne përgjigjen e kemi në majë të gjuhës: nëse një grua ka veshur poshtë rrobave të brendshme seksi, automatikisht do të ndihet seksi, do të flasë e do të ecë në mënyrë më sensuale. Pra, nuk ka rëndësi nëse duken apo jo, as nëse bëhet fjalë për intime të kushtueshme. Ajo që ka rëndësi është që të jenë aq sa duhet "djallëzore". Ky do të jetë një sekret pikant personal. Pra, braktisi kompletet mbathje dhe të brendshme alla Bridget Jones!

Flokët
Janë një nga pikat më seksi për një femër. Flokët i gjuajnë meshkujt si të ishin tentakula. Nuk ka rëndësi prerja, ngjyra, nëse janë kaçurrela apo të drejta. E rëndësishme është që të jenë të pastër dhe pak të çrregullt, sikur sapo të jesh çuar nga shtrati. Kjo u pëlqen shumë burrave. Vetëm se duhet të kini parasysh se flokët e gjatë kanë më shumë shanse ta bëjnë për vete sesa flokët e shkurtër, për vetë pamjen paksa mashkullore që tentojnë të krijojnë.

Syzet
Nuk mund të mungojnë për të kompletuar look-un strategjik. Është thelbësore zgjedhja e një modeli që t’i japë fytyrës pamje inteligjente. Por kujdes! Xhamat duhet të jenë akull. Domethënë gjithmonë të pastër. Objektivi: t’i mëshosh një tis misteri, që do të ngjallë pashmangshmërisht kuriozitetin e një mashkulli që të vështron.


Këpucët
Gratë i adhurojnë, burrat i konsiderojnë një aksesor të zakonshëm. Të parat i kanë dollapët plot; të dytët blejnë vetëm variante të modelit "të rehatshme", tre palë, maksimumi katër. Por, nëse ai të bën një kompliment për këpucët, dy janë arsyet: ose është gay, ose është duke të gjuajtur. Sa për llojin e këpucëve që të gjithë meshkujt e planetit e vënë re, është një dhe vetëm një: ato me taka të larta. Jo më kot. Janë pikërisht ato që i bëjnë këmbët të duken përsosmërisht seksi. Shembulli klasik? Një vajzë me taka të larta dhe bikini. Në plazh, sigurisht kjo nuk është aspak komode. Por ata do ta vinin re kudo që të ishte.

Must-have
Blluza mini dhe xhinse ultraslim mund të të transformojnë në një “vrasëse të rrezikshme”. Must-have të çdi dollapi janë ideale për t’u miksuar, nëse e ke bërë tashmë për vete atë që të intereson dhe pranon që në takimin e dytë nuk dëshiron të jesh edhe aq elegante sa në të parin.

Fustani
Çdo femër e vesh një fustan në mënyra të ndryshme. I vetmi rregull që vlen për të gjitha është zgjedhja e një fustani që nxjerr në pah pikat e forta të trupit e saj. Nëse ke një shpinë tërheqëse, këmbë joshëse ose një dekolte seksi, duhet ta vësh theksin pikërisht aty. Këto karakteristika duhet të jenë sa më të dukshme. E mos u përpiqni të fshini ijët e rrumbullakosura: meshkujt i adhurojnë.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Prindër dhe fëmijë
Çfarë kanë nevojë fëmijët pas divorcit? Katër gjëra që prindërit duhet t'i kushtojnë vëmendje

Çfarë kanë nevojë fëmijët pas divorcit? Katër gjëra që prindërit duhet t'i kushtojnë vëmendje

Prindër dhe fëmijë
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është "tradhtuar shumë"

Psikoprofil
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Kalo në kategori