LAJMI I FUNDIT:

Makarona me kungulleshka në furrë

Makarona me kungulleshka në furrë

Përbërësit:

▪ 320 g makarona me forma
▪ 40 djathë i fortë deleje
▪ 30 kikirikë
▪ 500 kungulleshka
▪ 3 qepë të vogla
▪ 200 g djathë i përzier lope dhe dhie
▪ 1 tufë borzilok
▪ vaj ulliri
▪ kripë dhe piper

Përgatitja:


Fillimisht presim në feta të holla kungulleshkat. Në një tigan hedhim katër lugë vaj dhe skuqim deri sa të marrë ngjyrë qepën, të cilën e kemi prerë hollë.

Pasi të ketë marrë ngjyrë shtojmë kungujt, kripë, piper dhe i lemë të skuqen në zjarr të mesëm për rreth 7-8 minuta.

Në një mikser hedhim gjethet e borzilokut dhe 2/3 e kungulleshkave. Shtojmë gjysmën dy djathërave. E përziejmë masën në mikser derisa të krijojmë një masë homogjene.

Ziejmë makaronat në ujë të kripur. Pasi t’i kemi kulluar, shtojmë salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.

Në një tavë hedhim pak vaj dhe më pas makaronat. Shtojmë kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathërave.

Makaronat i pjekim për rreth 35 minuta në furrë me 180 gradë, të ngrohur më parë.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Nga duart tua
Mish me lakra në mënyrën tradicionale: Gjella më e mirë nga lakrat!

Mish me lakra në mënyrën tradicionale: Gjella më e mirë nga lakrat!

Kuzhina tradicionale
10 koktejet më të mira të verës!

10 koktejet më të mira të verës!

Pije dhe Kokteje
Kalo në kategori