LAJMI I FUNDIT:

Rizoto me dredhëza

Rizoto me dredhëza

Përbërësit:

• 300 gr oriz
• 15-20 dredhëza
• 1 qepë e vogël
• 2-3 lugë vaj liri
• 200 ml verë e bardhë e athët
• pak piper të kuq
• 30 gr gjalpë
• 250 gr djathë parmixhan i grirë
• pak majdanoz i grirë hollë

Përgatitja


Si fillim presim dredhëzat në copa (i lëmë dy-tre dredhëza të plota për zbukurim).
I vendosim të marinohen në verë.

Ndërkohë presim qepën hollë dhe e skuqim ngadalë në një tenxhere me pak vaj. Shtojmë orizin në të dhe e kaverdisim së bashku me qepën. E shuajmë më pas me verën duke kulluar dredhëzat. I hedhim pak kripë, piperin e kuq të grirë pak trashë.

I shtojmë ujë të ngrohtë ose përzierje perimesh ngadalë derisa orizi të jetë zier. Kur orizi të jetë gjysmë i zier, është momenti që të shtojmë dredhëzat. E trazojmë ngadalë.

Në fund heqim rizoton nga zjarri dhe i hedhim gjalpin e parmixhanin dhe e trazojmë me kujdes.

E përfundojmë rizoton me majdanoz të grirë hollë dhe disa dredhëza të ndara gjysmë.

Rizoton e shërbejmë me dredhëza të ngrohtë të shoqëruar me një gotë verë të bardhë.