LAJMI I FUNDIT:

Makarona tagliatele me proshutë

Makarona tagliatele me proshutë

Përbërësit:

▪ 500 gr tagliatele
▪ 100 gr proshutë e prerë në rripa (5 mm të trasha)
▪ 80-100 gr gjalpë
▪ 40 gr djathë parmixhan të grirë
▪ kripë dhe piper

Përgatitja


1. Në një tenxhere me ujë të valuar me kripë zieni tagliatelet.

2. Ndërkohë në një tigan nxehni gjalpin në zjarr të ulët. Shtoni në të proshutën, të cilën duhet thjesht
ta nxehni, jo ta skuqni.

3. Pasi tagliatelet janë zier, kullojini dhe vendosini në një pjatancë të nxehtë.

4. Shtojini sipër djathin e grirë parmixhan, fetat e proshutës dhe pak piper. Përziejini me kujdes dhe shërbejini të ngrohta. /Telegrafi/