Gjel deti është një karakteristikë e darkës së fundvitit. Pjata tradicionale kërkon një përgatitje me të vërtetë të gjatë dhe një pjekje të kujdesshme që nuk lejon shpërqendrime.
Me ta pastruar gjelin, nën lëkurë, që i duhet larguar mishit pa e prishur, duhet shtruar një shtresë gjalpi, mustardë dhe arrë moskat kurse gjeli duhet mbushur me mollë. Një pjekje e gjatë në furrë do ta shndërrojë në një shije magjepsëse.
Përbërësit:
▪ 1 gjel i tërë
▪ 1 mollë e madhe
▪ 1 qepë e mesme
▪ 1 tufëz majdanoz
▪ 150 g gjalpë (mund të jetë gjalpë molle)
▪ 2 lugë sheqer kallami
▪ 2 lugë mustardë
▪ 1/4 lugëz arrë moskat
▪ 1,5 lugëz kripë
▪ 1 lugëz piper i zi
▪ 1/4 lugëz spec i kuq
▪ 2 tasa lëng pule
▪ 3 lugë të vogla miell
▪ 1 lugë uthull molle
▪ 1/2 gote qumësht me përqindje të ulët yndyre
Nëse doni ta përgatisni vetë gjalpin e mollës:
Përbërësit: 2 kg mollë të llojeve të ndryshme dhe të prera në copa ▪ 230 ml uthull molle ▪ 500 g sheqer i bardhë ▪ 2 lugë lëng limoni ▪ 1 lugë e vogël kanellë pluhur ▪ 1/4 lugëz arrë moskat ▪ 1/4 lugës xhenxhefil
Përgatitja: Vërini mollët dhe uthullën e mollës në një tenxhere që mundësisht të ketë fund qeramike dhe të jetë e rëndë. Lërini të ziejnë në zjarr të mesëm. Mbulojini dhe lërini sa mollët të jenë zbutur plotësisht (duhen afro 20 min.) Futini në mikser. Hidheni masën sërish në tenxhere dhe vijoni zierjen me zjarr të avashtë. Shtoni sheqerin, lëngun e limonit dhe të gjitha erëzat, vazhdoni zierjen pa kapak derisa të marrë ngjyrë të errët dhe të jetë trashur (do t’ju duhen rreth 2 orë). Përziejeni shpesh në mënyrë që të mos ngjisë ose digjet. Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti dhe hidheni në një kavanoz me mbyllje hermetike.
Përgatitja:
Pastroni me kujdes gjelin dhe digjini mbi zjarr mbetjet e puplave, lajeni më ujë të rrjedhshëm dhe thajeni me letër kuzhine. Lidhjani këmbët me spango në mënyrë që gjeli të mos hapet gjatë pjekjes.
Mbusheni me mollën e ndarë më katërsh, qepën e grimcuar dhe majdanozin. Duke filluar nga qafa, largojani lëkurën nga mishi duke i futur gishtat me kujdes mes saj dhe mishit por duke u kujdesur që të mos e prishni.
Bashkoni gjalpin, sheqerin, mustardën dhe arrën moskat dhe përziejini në një tas porcelani. Me këtë përbërje lyeni gjelin nga brenda lëkurës që e keni larguar nga mishi dhe në brendësi të tij.
Jepini shije me një lugë kripë, piperin e zi dhe specin e kuq dhe vëreni në një tavë. Hidhni 2 tasa me lëng pule, 1 tas me ujë dhe futeni në furrë të parangrohur me 180°C për 3 orë, duke shtuar herë pas here lëng pule për të parandaluar tharjen e mishit.
Në fund të pjekjes, hiqeni nga furra dhe lëreni të pushojë 10 min. Pas kësaj hiqjani lëkurën. Vëreni në pjatancë dhe mbajeni ngrohtë (me një kapak).
Lëngun e mbetur filtroheni më mënyrë që të shmangni yndyrën e tepërt. Bashkoni dy lugë yndyrë me miell në një tigan të mesëm dhe përziejini në zjarr të ulët derisa të keni përftuar një masë kremoze. Bashkojeni me lëngun e mishit që kulluat, uthullën dhe qumështin dhe lërini të ziejnë të mbuluar me kapak për 3 min. duke e përzier.
Hidhini piper dhe kripë dhe hidhjani përsipër gjelit pasi ta keni vënë në tryezë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSupa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i shëndetshëm plot vitamina dhe minerale
Pogaçe të buta: Gatuhen thjeshtë, nuk ka shans të gaboni!
Tavë dheu
Speca të mbushur me lakra: Turshia e cila adhurohet!
Çorbë me presh dhe patate: Gjellë e bollshme e hollë dhe e shijshme
Sallatë e shpejtë me mish pule dhe arra: Shtesë e shkëlqyeshme për tryezë solemne!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit