LAJMI I FUNDIT:

Bakllava e thatë

Bakllava e thatë

Përbërësit:

▪ 1 kg miell
▪ 3 kokrra vezë
▪ 10 gr kripë
▪ gjysmë kg arra
▪ 1 kg gjalpë
▪ 1 lugë sheqer
▪ lëng limoni

Përgatitja:


Fillimisht zëmë brumin ashtu si në rastin e bakllavasë tradicionale. Brumi ndahet në 15 kulaçka dhe hapen 12 petë menjëherë.

Pasi petët hapen, ndahen në 6 copë.

Fillimisht shtrojmë 2 petë, hedhim arra, pastaj 2 petë të tjera, prapë arra (për secilën shtresë 250 gr arra) dhe shtrojmë dy petët e fundit.

E fusim në furrë me temperaturë 180º C për një orë.

Pas pjekjes, kur është e nxehtë, i hedhim sherbetin po të nxehtë. Pas sherbetit, i heqim copat e bakllavasë një e nga një dhe i lyejmë me arra të thërrmuara.

Sherbeti:
▪ 700 gr ujë
▪ 1 kg sheqer
▪ gjysmë limoni

Sherbeti përgatitet si zakonisht, si në rastin e bakllavasë tradicionale. /Telegrafi/