LAJMI I FUNDIT:

Brushtëll (Byrek me fasule)

Brushtëll (Byrek me fasule)

Përbërësit:

▪ 300 gr fasule
▪ 250 gr miell misri
▪ 250 gr vaj uliri


Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mirë fasulen, si zakonisht (fasule sade, e zierë vetëm në ujë, pa përbërës të tjerë shtesë).

Pasi të ketë zierë, e hedhim në një tas fasulen, miellin e misrit dhe vajin.

I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë në një tepsi, që është e lyer më parë me vaj e fusim në furrë ku e pjekim për 1 orë në 200 gradë Celsius. /Telegrafi/