LAJMI I FUNDIT:

Brusketa me dredhëza

Brusketa me dredhëza

Përbërësit:

* 6 feta bukë sipas dëshirës
* 2 lugë krem djathi, djathë gorgonzola
* 4 copë dredhëza
* 2 lugë çaji mjaltë
* arra
* rrush i thatë
* kripë
* piper

Përgatitja:


1. I thekim fetat e bukës dhe i lëmë të ftohen.

2. Lyejmë bukët me kremin e djathit.

3. Thërrmojmë djathin gorgonzola dhe arrat dhe i përziejmë me mjaltin.

4. I hedhim sipër brusketave përzierjen e gorgonzolës me arrat dhe mjaltin.

5. Presim në kubikë shumë të vegjël dredhëzat dhe ja vendosim përsipër së bashku me rrushin e thatë.

6. Kripë e pipër sipas dëshirës./Telegrafi/