Hurmat kanë një shije të jashtëzakonshme, ndërsa të kombinuara me banane të shndërrohen në një kafshatë të parezistueshme
Përbërësit:
▪ 250 gr. hurma pa bërthamë
▪ lëkurë dhe lëng nga 1 limon
▪ 2 banane të pjekura
▪ 200 gr. gjalpë i butë
▪ 180 gr. sheqer
▪ 3 vezë
▪ 230 gr. miell për kek
▪ 1/2 luge pluhur për pjekurina
▪ feta molle (të cilat do të sheqerosen me 3 lugë gjelle sheqer)
Përgatitja:
Në fillim vendosni hurmat, lëkurën dhe lëngun e limonit në një tenxhere ku keni hedhur 90 ml. ujë. I zieni atë për 5 minuta, derisa hurmat të zbuten.
Më pas i rrihni në mikser me qëllim që të qullen dhe të bëhen pelte. Në një tas shtypni bananet me pirun, derisa të shkrihen plotësisht.
Rrihni ne mikser gjalpin dhe sheqerin derisa të formohet një masë prej shkume. Shtoni në të bananet dhe vezët dhe vazhdoni rrahjen.
Pasi të keni hedhur në miell sasinë e caktuar të pluhurit për pjekurina, e kaloni atë nëpër sitë dhe më pas e hidhni në masën e gjalpit dhe vazhdoni ta rrihni në mikser, duke pasur shpejtësi të ulët.
Masën e zbrazni në forma të lyera më parë me gjalpë dhe përpiquni të rregulloni sipërfaqen e tyre, e cila nuk duhet të ketë të ngritura apo të ulura. Përsipër shtroni 1/2 e masës me hurma.
Shtroni mbi këtë masë një shtresë tjetër me banane dhe më pas vini përsëri nga masa me hurma. Në fund (shtresa e tretë) duhet të jetë nga masa me banane.
E piqni kekun në temperaturën 180 gradë celsius. Pasi të jetë pjekur e hiqni nga forma dhe para se ta servoni e zbukuroni me fetë molle.
Kënaquni, – transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPica siciliane
Si të bëni brumin për picë shpejt dhe thjesht: Vetëm disa përbërës na japin një vakt shumë të shijshëm
Pulë me qull
Revani Vlore
Qysh sot specat do t’i mbushni vetëm kështu!
Mish qengji në furrë: I lëngshëm dhe i shijshëm mu sikur ta kishit pjekur nën saç!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel