LAJMI I FUNDIT:

Çomlek viçi me brokoli

Çomlek viçi me brokoli

Nevojiten:

* 800 gramë mish viçi tul
* 3 qepë
* 3 decilitra supë perimesh me katrorja
* 3 decilitra verë e bardhë
* 250 gramë kërpudha
* 1 brokoli
* 3 të verdhë të vezëve
* 1 limon
* 2 lugë gjelle miell
* 150 gramë oriz
* 0,5 decilitri vaj

* erëza të përziera, kripë, piper i zi

Përgatitja:


1. Mishi i viçit pritet në kube të mëdha, qepa grihet imët, ndërsa kërpudhat priten në rriska të holla. Brokoli copëtohet në pjesë të natyrshme.

2. Në pak vaj kaurdisen qepët, sa të marrin pamje të kristaltë, e pastaj shtohet mishi i viçit dhe edhe ai kaurdiset pakëz.

3. Përmbi derdhet miell, përzihet dhe shtohen supa e perimeve dhe vera e bardhë. E tëra zihet në temperaturë mesatare, derisa të zbutet mishi.

4. Nga fundi i zierjes shtohen kërpudhat, brokoli dhe erëza, kripë e piper i zi sipas shijes. Vazhdon zierja edhe 10 minuta, derisa të zbuten perimet.

5. Çomleku i gatshëm hiqet nga zjarri, shtohet përzierja e të verdhëve të vezëve me lëng limoni dhe të gjitha përzihen mirë.

6. Orizi zihet në ujë me kripë, kullohet dhe shërbehet si garnir. /Telegrafi/