LAJMI I FUNDIT:

Lazanjë

Lazanjë

Në tavolinën e punës gatuajmë një brumë me 500 g miell të bardhë, dy vezë të plota, dy të verdha vezësh dhe ujë.

Pasi e kemi mbrujtur mirë brumin e hapim atë në peta dhe pasi të thahet pak, e presim me shirita deri në 1 cm gjerësi.

Këto i vëmë me pak kripë të ziejnë siç veprohet me makaronat, por duhet të përzihen me lugë për të mos u ngjitur.

Mbas zierjes i kullojmë, u hedhim salcën e cila përgatitet si më poshtë:
Hedhim në tigan pak gjalpë e vaj, grijmë në të një qepë (e cila pasi të skuqet e heqim nga tigani), presim copa të vogla tul viçi, pak mëlçi pule, pak kërpudha dhe pak domate të prera copa të vogla, të cilët i hedhim në tiganin që kemi vënë në nxehtësi.


I lëmë të ziejnë ngadalë me vajin dhe galopin e nxehtë, por në temperaturë mesatare.

Në kohën që do t’u hedhim lazanjave salcën, duhet të kemi gati djathin kaçkavall të grirë dhe gjalpë i freskët, të cilat i hedhim përsipër kur do të serviren.