Përbërësit
* mish tul; sa të dëshironi
* 2 karota
* majdanoz sipas dëshirës
* një filxhan me oriz supe
* kripë (sipas nevojës)
* piper i zi
* 1 kokërr vezë
* 1 gjysmë limoni
Udhëzime për përgatitje
E marrim mishin dhe e hedhim në tenxhere të ziej. Pasi të jetë zier mirë e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thërrmojmë në copa shumë të vogla. Më pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin.
Qërojmë karotën, e presim hollë, e vëmë të skuqet në tigan dhe bashkë me karotën e vëmë mishin të skuqet.
Pasi t’i kemi skuqur i hedhim në tenxheren që e ziejmë mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lëmë të ziejnë. Më pas marrim vezën, e hedhin në pjatë, shtrydhim gjysmën e limonit. Ndërkohë duhet të trazojmë supën deri sa të bëhet gati./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251