Aknet janë problem shëndetësor dhe estetik kronik, që shfaqen te një grup mjaft i madh i popullatës duke përfshirë mosha të ndryshme që nga preadoleshenca, adoleshenca e deri te personat te moshës madhore.
Dr. Shkëndije Dobruna
Dermatologe dhe Dermatokirurge
044 161 317
Shkaktari i shfaqjes së akneve janë të shumtë. Në rend të parë është komponenta trashëguese (gjenetike) që bën një lëkurë të prodhon më shumë yndyrë. Kjo zakonisht është e shoqëruar me fenomenin e mbylljes së poreve (hiperkeratinizimit), shtuar prezencën e baktereve dhe demodex foliculorum, që bënë këtë situatë edhe më të rëndë me qelbosjen e ndryshimet bazike.
Ndonjëherë përkeqësimi ndodh edhe për shkak të faktorëve iniciues, siç janë: provokimet nga çrregullimet hormonale, çrregullimet e traktit gastrointestinal, stresi, jeta jo e shëndetshme dhe ushqimi jo i përshtatshëm, që bën dermatologun gjithherë të përpiqet të kërkojë arsyen.
Varësisht nga lloji, aknet mund të jenë: Papulopustuloze, komedonice, miliare, nodular, cystike, conglobata dhe keloidale.Aknet papulopustuloze dhe komedonike më lehtë trajtohen. Aknet miliare edhe pse mund të jenë të pakta, me faktin që mund të shfaqen edhe në një lëkurë të thatë, paraqesin problem në heqjen e tyre që ndonjëherë arrihet vetëm me trajtime, sepse heqja me kremra mund ta irritojë lëkurën e thatë. Ndërsa më problematiket për mjekim janë aknet nodular, cistike, dhe konglobata që në të shumtën e rasteve lënë shenja. Fatmirësisht aknet më të rënda, ato keloidale që gjithherë lënë shenja shfaqen tek një numër i vogël i pacientëve.
Trajtimi i akneve kërkon përkushtim të madh si nga dermatologu, ashtu dhe nga individi. Varësisht se çfarë lloj aknesh dhe mosha, varet edhe mënyra e mjekimit. Ndonjëherë loz rol edhe gjinia dhe puna që bën individi.
Mjekimi konsiston në pastrimin adekuat, dhe përdorimin e kremrave që kanë për qëllim qetësimin e puçrrave, zvogëlimin e numrit të baktereve, eliminimin e qelbit eventual.
Gërryerjen e lehtë të lëkurës me qëllim të hapjes së poreve.
Nëse nuk mjafton kjo terapi, shtohen antibiotiket ka goja (per oral), kryotherapia, dhe pastrimi nën mbikëqyrjen e dermatologut.Kur aknet marrin formë nodulare dhe cistike, pos kremrave lokale dhe antibiotikëve nga goja, nevojiten edhe intervenimet në formë të injektimeve intralezionale (në nodus ose cyste) apo dhe incision dhe ekstirpim (nxjerrje) të cistes.
Në raste kur përkundër mjekimit të akneve, llojet e tyre që lënë shenja në formë vrimash, duhet të ordinohet terapia tabletare me tretinoine. Gjatë kësaj kohe është e domodsdoshme të përcillet pacienti një herë në muaj për shkak të efekteve anësore.Varësisht nga fakti se çfarë kohëzgjatje kanë aknet si dhe nga dëshira apo insistimi i pacientit që ato t’i eliminojë më shpejtë, mund të ndihmohet me trajtime shtesë si: me pilingje kemikale (si Easy Phytic, Neostrata peeling me maskë, Skin tech peeling), maska, pastrime, trajtime me ultrazë, trajtime me radiofrekuencë, trajtime laserike.Tek të gjitha rastet është shumë me rëndësi që trajtimet të përcillen me ushqim të shëndetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëModelet e vjetra të flokëve nga vitet '90 janë rikthyer në modë dhe u pëlqejnë të gjithave
Çka dëshirojnë në të vërtetë femrat?
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Jeni gati për trendin e çuditshëm? Ky është modeli i ballukeve që do ta shihni gjithandej
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës