Mendimet dhe dobitë tona nga dielli janë kontradiktore. Ne e dimë që është i domosdoshëm dhe pak dimë që është i dëmshëm. Rrallë ndokush nga ne dëshiron që të heqë dorë nga rrezitja apo nxirja e lëkurës.
Farmacist Krenar Dobroshi
M. Sci. Kozmetologji
Rreziqet e ekspozimit në diell
Djegia
Djegia e lëkurës vjen nga rrezatimet e rrezeve UV-B që shkaktojnë eritemë (actinic erythema). Efektet nuk janë të dukshme menjëherë. Rrezatimet UV-B absorbohen nga epidermisi (shtesa e sipërme e lëkurës), ndërsa në dermis (në shtresën e poshtme të lëkurës), enët e gjakut zgjerohen dhe plazma e gjakut shpërndahet jashtë enëve. Ky mekanizëm krijon inflamim dhe eritemë (skuqje).
Shenjat e para paraqiten brenda 2-6 orëve, ndërsa nivelin më të lartë e arrijnë brenda 16-24 orëve. Riparimi i lëkurës fillon brenda 24-72 orëve. Një pjesë e riparimit/mbrojtjes përfundon në nxirje të lëkurës.
Në rast të djegies së rëndë, kortikosteroidet, analgjetikët, kopresimi i akullt, dushi i ftohët, etj., janë të domosdoshme. Mos të harrojmë që lagështia e lëkurës është një detyrim kryesor.
Kryesisht rrezet UV-A janë të përgjegjshme për plakjen e parakohshme të lëkurës. Nëse e krahasojmë plakjen e lëkurës në mënyrë thelbësore (intrinsic aging) dhe foto-plakje, do të përfundojmë që 20 % e plakjes vie nga plakja natyrale, ndërsa 80 % nga dielli. Pra, dielli shkakton 80 % plakje të parakohshme!
Plakja e parakohshme kryesisht paraqitet ne fytyrë, qafë dhe duar. Nëse e shikojmë nga aspekti klinik, shtresa e sipërme e lëkurës (stratum corneum) është më e trashë, lëkura është e thatë, shumë e rrudhosur me shenja të pigmentimeve të errëta.
Në të njëjtën kohë, lëkura humb elasticitetin dhe mban rrudha gjë që i japin lëkurës një pamje të verdhë. Rrudhat nuk janë problemi i vetëm; kontura e fytyrës ndërron, ngjyra nuk është homogjene (e njëjtë), njolla të zeza/kafe, tharja dhe ashpërsia e lëkurës janë disa nga problemet serioze.
Kjo foto e dy binjakeve na tregon më së miri sa çfarë do të thotë plakja kronologjike dhe ajo e shkaktuar nga dielli. Ndryshimet ne stilin e jetës qartë na ilustrojnë faktorët që përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Gruaja në anën e djathtë, ka punuar më tepër në ambient të hapur, ndërsa ajo në të majtë ka punuar më tepër në shtëpi.
Ndryshimet në ADN dhe kanceri
Megjithëse që të dy rrezet UV-A dhe UV-B ndihmojnë në zhvillimin e kancerit, rrezet UV-A kanë ndikim më të madh. Kanceri shkaktohet nga ndryshimet në molekulën e ADN-së. ADN-ja është qeliza më e cenueshme nga rrezet e diellit. Nëse mekanizmi mbrojtës nuk mund t’i bëjë ballë modifikimeve të shkaktuara nga rrezet, atëherë mutacionet e ADN-së paraqiten. Mutacionet shkaktojnë kancer.
Mesatarisht, çdo vit 132.000 raste të melanomës (lloj i kancerit në lëkurë) paraqiten në të gjithë botën (66.000 prej tyre përfundojnë në vdekje). Ndërsa llojet e tjera të kancerit janë rreth 2 milion në të gjithë botën (në Evropë ky numër është rreth 460.000/vit). Në Evropë, sipas statistikave në 45 vjeçarin e fundit, shfaqja e melanomës është rritur për tri herë.
Ne ekspozohemi në rrezet e diellit çdo herë e më shumë (më shumë pushime, më shume udhëtime nëpër vende të nxehta, rrobat janë më pak mbrojtëse dhe mbulojnë më pak).
Përmbledhje
Të lartpërmendurat janë shkurtimisht rreziqet kryesore që ballafaqohemi nga ekspozimi në diell. Duhet mbajtur në mend se shumë reaksione kimike si alergjia dhe fotosensitiviteti janë pasojë e akumulimit të rrezeve të diellit me vite të tëra.
Medoemos duhet përdorur kremra për t’u mbrojtur nga dielli. Zgjedhja dhe përdorimi i tyre do të shpjegohet në shkrimet e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje