Ato janë klientet e rregullta të teknologjisë më të fundit dhe kjo për faktin se të ardhurat e tyre nuk janë aspak keq. Bëhet fjalë për vip-at e Hollivudit, “maniaket” e kësaj tendence, që edhe për një dalje të vetme në publik, shpenzojnë mijëra dollarë.
Ja se cilat janë disa nga figurat më të njohura të ekranit të madh që përdorin rregullisht botox. Nga Nool Kidman, Kim Kardashian, Kylie Minogue, të gjitha përdorin herë pas here botox, pasi vetë puna e tyre është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me bukurinë dhe modën.
Nicole Kidman
Aktorja australiane Nicole Kidman, në moshën 43 vjeçe, vendosi që të përdorte botox, dhe se dëshironte të rregullonte disa rrudha të dukshme në ballë. Ajo herë pas here është shprehur për mediat se ndihet e lumtur me pamjen e saj të jashtme, por nuk e përjashton kurrë mundësinë e ndërhyrjeve të vogla, kryesisht në buzë.
Kim Kardashian
Kim Kardashian, në një intervistë për ABC deklaroi se ka qenë e gjitha natyrale. "Nuk jam kundër kirurgjisë plastike, kam provuar botox në të shkuarën dhe është e vetmja gjë që kam bërë. Kardashian gjithmonë është vlerësuar për bukurinë natyrale edhe pse herë pas here është kritikuar për kilogramët e tepërt. Por kjo nuk e ka penguar bukuroshen që të tregojë format e mrekullueshme trupore.
Kylie Minogue
Në moshën 41-vjeçare pranoi se përdorte botox. "Nuk jam nga ato persona që duhet të them se ç’duhet bërë apo jo. Çdokush bën atë që dëshiron. Dhe gjithmonë një femër përpiqet për më të mirën. Botox-i është ajo që kemi në dispozicion këto kohë, sot preferoj të jem më natyrale, por në të shkuarën e kam përdorur, ka deklaruar këngëtarja australiane.
Cindy Crawford
Rrëzëllitëse edhe në moshën 44-vjeçare, ka pranuar gjithmonë se nuk i pëlqente asgjë artificiale në trupin e saj: "Nuk kam ndërmend ta lëshoj veten. Pas njëfarë moshe, kremrat funksionojnë më së miri në lëkurë, por përsa i përket kësaj, e vetmja gjë që mund të bëjë janë injektimet me vitamina dhe kolagjeni.
Linda Evangelista
Ajo tashmë është 45 vjeçe dhe përdor botox rregullisht: “Modelet nuk janë mbinjerëzore, edhe ato plaken ashtu si të gjithë" ka deklaruar modelja. Megjithatë ajo është shprehur se sa të ketë mundësi do ta përdorë botox-it, pasi e bën të ndihet më e re në moshë dhe e sigurt në vete.
Anastasia
Këngëtarja Anastasia, 41 vjeçe i nënshtrohet rregullisht injeksioneve të botox-it që nga viti 2003 për rrudhat e dukshme në pjesën e ballit. Ajo duket gjithmonë e bukur dhe e freskët dhe kjo për arsyen se herë pas here tenton të ndërhyjë në zona të caktuara. Kohët e fundit, ajo u përball edhe me një sëmundje, që e mposhti me durim.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
Si të bëhen më të lehta dhimbjet e lindjes?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime