Për t’u dukur posaçërisht tërheqëse dhe elegante në mbrëmjen solemne, gjeni kohë të mjaftueshme dhe zbatoni udhëzimet tona!
Baza: pudra në fytyrën tuaj duhet të ketë pamje të natyrshme, në ngjyrë të tenit tuaj, kurrsesi më e mbyllët. Nëse në fytyrën tuaj hetohet lodhja, atëherë shtohet pak nuancë e rozës, kjo do ta freskojë. Para se ta përdorni pudrën, duhet nxehur pakëz një sasi e vogël në pëllëmbë të dorës, pastaj artet në fytyrë, duke bërë lëvizje prej mesit nga pjesa e jashtme, pa e fërkuar. Në pjesën e nënsyve, rreth hundës dhe në të gjitha vendet ku është e nevojshme të mbulohen të metat, pudra përdoret me anë të furçës. Nuk duhet harruar, varësisht nga gardëroba, pudra përdoret edhe në qa supe. Për finish të tenit të përkryer ‘engjëllor", përdoret pudra-pluhur me anë të tufës, ndërsa teprica hiqet me anë të brushës. Nëse vendosni të përdorni pudër ngjyrëçelët, atëherë, në përfundim të makijazhit, me anë të brushës kaloni mbi të gjitha pjesët e theksuara të fytyrës, duke dalluar mollëzat.
Sytë: provoni tonet dhe teksturat e ndryshme të hijeve, mos u frikësoni që t’ia filloni nga e para, nëse nuk jeni e kënaqur me atë që shihni në pasqyrë. Jua kujtojmë këshillat tashmë të njohura të profesionistëve: me anë të brushës mbartet në nënsy një shtresë pak më e trashë e pudrës-pluhur, në mënyrë që hija e cila do të ’shkundet’ bashkë me pudrën, të mënjanohet lehtë. Të gjithë profesionistët porosisin që ta theksoni rrumbullakësinë e syrit. Këtë do ta arrini me përdorimin intensiv të hijezimit në ngjyrë të mbyllët në këndin e jashtëm dhe të brendshëm të syrit. Në midis, përdoret hija ngjyrëçelët dhe shtrihet me brushëz përderisa të arrihet përshtatshmëria e dëshiruar e ngjyrave. Arkadën e errëson i pjesërisht me ngjyrë vjollcë, ose të tërën me ngjyrë kumbulle. Çfarëdo sasie të hijes që të përdorni, mundohuni t’i shmangeni vijës së definuar qartë. Hija shtrihet me gishtërinj ose me brushë, në mënyrë që të mos dallohet kufizimi. Për ta theksuar shkëlqimin dhe ngjyrën, ngjyrën e argjendtë përdoreni me aplikator të lëngësht (sfungjeror), sidomos në këndet e brendshme të syve. Po qe se keni vendosur të përdorni ajlajner, atëherë përdoreni hollë. Lapsi, meqë është i butë, mprehët hollë, vizatohet kapaku dhe pastaj, me brushë shumët ë hollë, shtrihet dhe fiksohet me hije.
Buzët: ngjyrëçelëta dhe me shkëlqim, të rrethuara me ngjyrë të lëkurës krejtësisht të pavërejtur ose të pakornizuara, do ta plotësojnë pamjen tuaj ngashënjyese. Që të gjithë makijazhistët pajtohen në një pikë: buzët duhet të shkëlqejnë. Që lyerja e buzëve të mos ‘shlyhet’ shpejt, lapsi me të cilin vizatohen, shtrihet me brushë për buzë në tërë sipërfaqen e tyre. Kështu do ta siguroni bazën, por edhe kur hiqet shkëlqimi, buzët mbeten të ngjyrosura. Me një lëvizje, përsëri do t’i ‘vishni’ në ‘rroba’ me shkëlqim. Nuk duhet lyer me shumë shkëlqim, sepse rrezikoni zgjerimin e tij përtej cepave të buzëve. Prandaj, mos harroni që me anë të brushës të përdorni një shtresë të hollë të pudrës pluhur përskaj cepave të buzëve, në mënyrë që ta pengoni këtë ‘rrëshqitje’. Nëse përdorni buzëkuq në ngjyrë të ciklaminit, ju këshillojmë që të mos i vizatoni buzët, por me kombinimin e dy buzëkuqve do të arrini plotësinë dhe përkufizimin. Këtë do ta bëni duke e përdorur ngjyrën e ciklaminit me anë të brushës në konture dhe në kënde, ndërsa me shkëlqimin ngjyrë vjollcë mbushet midisi i buzëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
Si të bëhen më të lehta dhimbjet e lindjes?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime