LAJMI I FUNDIT:

Tre stile flokësh që na kujtojnë romantikën

Tre stile flokësh që na kujtojnë romantikën

Flokët tërheqin vëmendjen ndaj fytyrës, prandaj duhet të kujdeseni më shumë për to pa marrë parasysh modën dhe stilin, ata gjithmonë duhet të jenë të pastër dhe mirëmbajtur.

Këtë vjeshtë gjithçka është në shenjë të spikatjes së feminitetit, kështu që më modern është stili i flokëve të dredhura pak kështu do të keni një dukje të zakonshme romantike, por me shumë përkushtim. Meqenëse aktualisht stili më modern i formës retro të flokut është në përputhje me këtë stil të vjetër dhe modern. Moderne janë stilet retro të flokëve që na kujtojnë romantikën dhe dukjen e pafajshme.

Topuz
Stili i flokëve në formë të topuzit është trend që vazhdon qysh nga vera e kaluar dhe do të jetë i pranishëm edhe këtë vjeshtë. Ky stil i thjeshtë bëhet vetëm për disa minuta. Nëse gjatë verës moderne ishin topuzet e ngritura lartë, tani vendosini të bëni një topuz mesatar dhe elegant. Për të arritur këtë dukje interesante mund të thurni një gërshetë. Ktheni gërshetën dhe do të keni një stil elegant dhe modern të flokëve tuaj.

Bishti
Bishti është stili më i thjeshtë dhe shpëtim për “ditët dhe jo aq të mira” të flokëve. Kjo paraqitje që kohëve të fundit ishte shumë prezent në javët e modë është e të gjithë kohërave. Bishti kujton brishtësinë dhe pafajësinë. Një stil retro interesant i flokëve që kërkon vetëm disa minuta të qëndroni para pasqyrës. Gratë më të moshuara që dëshirojnë të kenë këtë stil të flokëve duhet të jenë shumë të kujdesshme që të mos e shtrëngojnë të gjithë flokët, por pranë fytyrës të lëshojnë vetëm disa fije, sepse në të kundërtën nëse floku është shtrënguar shumë i thekson akoma më shumë rrudhat në fytyrë.


Flokë të dendur të ngritur lartë
Ky stil krejtësisht është retro stil i flokëve. Ju duhet më shumë kohë për ta bërë këtë, mirëpo pasi ta keni përforcuar me llakun për flokë, nuk duhet më të kujdeseni për të. Në fillim flokët duhet të krihen mirë që në rrënjë dhe më pas të përforcohet me llak. Një grua me një stil të këtillë flokësh duket tërheqëse dhe jo e zakonshme, prandaj këtë stil jua rekomandojmë sidomos kur dilni në mbrëmje. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Prindër dhe fëmijë
Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Psikoprofil
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është "tradhtuar shumë"

Psikoprofil
Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Moda
Kalo në kategori