Më shumë se një dekadë martesë dhe pastaj vjen vendimi: "nuk të dua më". Për atë që i ndodh, është si t'i përmbysej bota. Para se të zbulojë që lumturia është ende në duart e saj mjafton të dish të presësh.
Kur, mbas 12 vjetësh bashkë, burri im vendosi të më linte, më bëri një nderë të madh, edhe pse në atë moment unë nuk e kuptova menjëherë. Pesë vjet më parë ai vendosi “të më hiqte qafe”, për ta filluar jetën nga e para. Mëkat që nuk e bëri duke më parë drejt e në sy. Preferoi të më telefononte për punë, për të më bërë të ditur se martesa jonë kishte marrë fund.
Bashkëshorti më braktisi …
Nuk ma kishte, shprehur kurrë dëshirën e tij për të më braktisur, por ishte e qartë se kishte filluar ndërkaq një fazë të re të jetës së tij, që nuk më përfshinte edhe mua së bashku me dy fëmijët tanë, (në atë kohë 3 dhe 7-vjeçar). Fëmijët kishin të drejtë të shkonin ta takonin herë pas herë të atin dhe ai do të kalonte herë pas herë nga ne që t’i takonte, por asgjë më shumë. Tashmë e kishte vendosur. Nuk i pëlqente më vendi ku jetonim, nuk i pëlqente të më ndihmonte me ndonjë punë shtëpie. Mendimi se duhet të kthehej për çdo mbrëmje tek unë, e bënte të ndihej si i zënë në çark. Na e bëri të qartë menjëherë se do të na ndihmonte nga ana financiare, por nuk premtoi tjetër gjë. “Nuk kam një grua tjetër. Por e vërteta është se nuk të dua më dhe jam i lumtur që nuk kam më nevojë të shtirem”.
E lashë veten të futesha në panik, sapo vura në vend receptorin e telefonit. Mezi merrja frymë, psherëtija, gjithçka më dukej absurde dhe jo e vërtetë. Duhej të sforcohesha të veproja në një mënyrë të menduar mirë. Gjëja më e mirë për t’ u bërë ishte të shkoja në shtrat e të bëja një gjumë të mirë. Por nuk ishte kaq e thjeshtë. Në fakt nuk arrita të flija gjumë për dy javë. As që haja fare, i kaloja ditët duke qarë. Ndihesha thellësisht e lënduar, njëlloj relikti njerëzor super i ndjeshëm. Hungërija vetëm nëse dikush bëhej gati të më afrohej, Nuk arrija të rrija me të tjerët. Nuk arrija të rrija dot vetëm.
Kur unë u sakrifikova për “ne”
Kur e njoha tim shoq, unë isha elementi më i fortë i çiftit. Punoja si ekonomiste, ndërsa ai bënte një punë me të cilën paguhej më pak se unë, burim i pakënaqësive të shumta. E kam inkurajuar dhe mbështetur, duke e ndihmuar të besojë tek vetja dhe mundësitë që ka, i shpjegova sesi mund ta shiste veten më mirë dhe luftova përkrah tij. Kishte shumë talent dhe isha e sigurt se do të ecte shumë.
Ndërkohë, hoqa dorë nga karriera ime për t’u marrë me të dhe fëmijët tanë, duke mbajtur në kurriz shtëpinë dhe duke ndjekur pjesën administrative të punës së tij. Kur im shoq nuk fitonte aq sa duhej, përveshja mëngët dhe i futesha punës, duke hedhur pas shpine shumë dëshira të miat. Kur isha shtatzënë, sillesha vërdallë nga mëngjesi në darkë, derisa nuk kisha më fuqi … Atëherë shtrihesha përtokë dhe më mbysnin lotët. Kur fëmija im i dytë ishte vetëm 15 muajsh, preka me të vërtetë fundin dhe m’u desh që t’i jepja vetes një shtysë, për të rimarrë veten edhe pse me dhimbje në zemër.
Pasojat e të qenit e braktisur
Dy vjet më pas, kur erdhi “fundi i botës”, isha ende shumë e prekshme. Kisha frikë nga problemet e mundshme ekonomike dhe nuk isha e bindur se mund t’ia dilja mbarë si nënë e vetme. Pastaj, ndihesha tmerrësisht e fyer! Ishte një fund vërtet i turpshëm, mbas 12 vjet jete së bashku. Mbi të gjitha, duhet t’ua bëja unë të ditur njerëzve, përfshirë dhe familjes së tij, duke i mbajtur mbi kurriz pasojat e ndryshme dhe të paevitueshme.
Të jem e sinqertë, duke gërmuar paksa në thellësi, e dija shumë mirë se nuk ishim dhe aq të lumtur dhe që jeta jonë së bashku kishte qenë pak e vështirë.
– Vetëm se nuk e prisja që të më braktiste. Apo ndoshta nuk e dëshiroja. Edhe kur burri im filloi të punonte seriozisht, problemet ekonomike vazhdonin të na persekutoni për vite me radhë, për shkak të një biznesi që na kishte shkuar keq. Paratë që fitonim, i përdornim për të paguar borxhet apo ndonjë gjë të rëndësishme. Nuk dilnim kurrë, nuk mund të blinim asgjë, as për ne, as për shtëpinë dhe për pushime as që flitej. Në fakt, nuk bënim asnjëherë ndonjë gjë argëtuese dhe këtë ia bëja të ditur. Duhet ta pranoj sot se e kam akuzuar shumë herë tim shoq, duke e bërë të ndihej në faj.
Gabimet që bëjmë pa e kuptuar
Kur e mendoj tani, besoj se ndihej e përjashtuar nga marrëdhënia intensive afektive që krijohet mes nënës dhe fëmijëve të vet dhe pastaj në darkë, nuk kisha më energji për t’i dedikuar atij. Por, pavarësisht të gjithave, unë e doja. Ka shumë mundësi që besoja se do t’ia kishim dalë mbanë. Nëse kishte vendosur të transferohej, kishte ndodhur sepse do të kishte një rrogë më të mirë. Duke na dhënë kështu mundësinë për të paguar të gjitha borxhet që kishim dhe për të sistemuar paksa shtëpinë.
Jeta jonë do të kishte ndryshuar. Dhe në fakt, ndryshoi. Ai u dashurua menjëherë pas një pune të qëndrueshme që i dha paranë e duhur për të blerë lirinë. Ashtu siç më kishte thënë dhe ime motër: “Kur thonë se nuk të duan më, e mendojnë me të vërtetë. Duhet të mësohesh me këtë ide”.
Të dish të rimarrësh veten
Është ajo që bëra dhe unë. Një shoqja ime psikologe më shpjegoi se, duhen të paktën 2 vjet për ta marrë veten mbas një ndarjeje, pak a shumë, si në rastin e një vdekjeje të të dashurit apo. bashkëshortit. “Dy muajt e parë janë më të vështirët”, më shpjegoi një tjetër mikeshë, e gjendur dhe ajo në një situatë të ngjashme.
“Mbetesh duke vëzhguar jetën tënde që bëhet copëcopë dhe pyet veten nëse do të jesh ndonjëherë e zonja t’i mbledhësh të gjithë këto copa”. Për të thjeshtësuar rimarrjen e vetes, është shumë e rëndësishme ajo që të thonë dhe që bëjnë të tjerët. Psh, miqtë e mi kanë qenë të” mrekullueshëm, edhe pse ishte një takim i papritur ai që më dha me të vërtetë fuqi.
Kur m’u bë pyetja se nëse do ta kisha rifilluar çdo gjë nga e para, a do të isha martuar përsëri me të, hyra në krizë. U çudita kur e kuptova se përgjigja që do të jepja ishte: “Jo”. Jemi krejtësisht të ndryshëm. Unë kam nevojë të ndjehem e dashuruar dhe e siguruar; ai është i mirë dhe i besueshëm, por shumë i rezervuar dhe i pazoti të shprehë ndjenjat e veta. Me atë do të isha ndjerë shumë e vetmuar, nëse nuk do të kisha pasur fëmijët dhe miqtë.
Një pjesë e imja e kishte ditur gjithmonë se nga ai nuk duhet të prisja shumë. “Tani ke mundësinë të gjesh atë që dëshiron vërtet”, më tha një mikesha ime. “Je një grua e bukur dhe inteligjente dhe të presin gjëra të mrekullueshme”.
Të mbrosh fëmijët e tu nga pasojat e ndarjes
Por në atë moment, prioriteti im ishte që të bëja të pamundurën në mënyrë që fëmijët e mi të vuanin sa më pak të ishte e mundur. Para së gjithash, u divorcova në mënyrë shumë qytetare. Fëmija im i dytë ishte vetëm 3 vjeç kur i ati u largua dhe nuk e kuptoi dhe aq, sepse unë dhe i vëllai ishim qendra e botës për të. Ndërsa i madhi e priti shumë keq.
Shoqja ime psikologe më shpjegoi se fëmijët kanë një kapacitet të jashtëzakonshëm rikuperimi, me kusht që të ndiejnë dashuri dhe mbështetje. Nënvizoi edhe rëndësinë e rifillimit të jetës nga e para për mua, në mënyrë që fëmijët e mi të mos e kishin kurrë problem të më linin vetëm kur të vinte momenti.
Tani fëmijët më duken të qetë, të lumtur dhe të sigurt në vetvete. Nuk na kanë bërë kurrë të ndihemi keq për shkak të divorcit. Ndihemi shumë pranë njëri-tjetrit, argëtohemi së bashku dhe në shtëpinë tonë mbretëron atmosfera e ngrohtë. E duan shumë babain dhe janë të lumtur të kalojnë kohën me të (ata kalojnë bashkë pushimet e dimrit çdo dy vjet dhe ai vjen të na takojë një javë gjatë pushimeve të verës). Nuk ishte e lehtë t’i drejtoje në jetë me një familje të shkatërruar, por ia dola mbanë dhe ky sukses më ka dhënë një siguri të madhe. E kuptova se jam një grua e fortë, që mund t’ia dalë edhe e vetme.
Kur zbulon gabimet e bëra
Një e njohura ime nuk kishte arritur kurrë ta kalonte traumën e të qënit e braktisur nga i shoqi. Nuk doja të më ndodhte edhe mua, dhe bëra të pamundurën për ta kaluar fazën e parë. Ideja ishte të vija rregull në ato që kishin ndodhur për të pranuar atë që ishte bërë dhe të ecja përpara. Shoqja ime psikologe më ndihmoi të kuptoja se martesa ime nuk kishte qenë një dështim në vetvete: na kishte dhënë dy fëmijë të adhurueshëm, na kishte ndihmuar të rriteshim së bashku dhe pastaj të ndarë. “Burri yt ka pasur nevojë për shumë kurajo për t’i dhënë fund një situate të palumtur”, më shpjegoi ajo, duke shtuar se “është megjithatë, një baba i përgjegjshëm”.
Kështu u ndërgjegjësova për rolin tim në këtë ngjarje, kur e fajësoja për problemet tona ekonomike. “Ti mërziteshe nga ai”, më thoshte shoqja ime. “Ai po lodhej shumë për të më qetësuar por nuk mjaftonte”. Pastaj më këshilloi të mos i kisha zili “familjet e lumtura”. Më mirë të jetosh një jetë të veçantë e vetme, sesa të mbetesh e burgosur në një martesë të bazuar mbi kompromisin. Ndarja ishte një mundësi e madhe për të zbuluar se kush isha unë në të vërtetë, për çfarë isha e zonja dhe çfarë doja nga jeta.
Sa e vështirë të rigjesh qetësinë
Falë ndihmës së shoqes sime, arrita një qetësi të madhe, edhe pse ka gjëra të cilat nuk kam arritur kurrë t’i kaloj. Në përgjithësi, më duhet të pranoj se në këto dy vitet e fundit, mësova ta dua jetën time të re. Gjeta miq të rinj beqarë dhe përpiqem të shfrytëzoj çdo mundësi për të gjetur të njohur të rinj, burra dhe gra. “Martesa ishte komode, por jo argëtuese”, më tha njëherë shoqja ime, Rita. “Kur ndahesh, je e detyruar të sforcohesh, por në fund të fundit është stimuluese. Është si të zgjohesh nga një gjumë i rëndë dhe i gjatë”.
Përsa më përket mua, ndihem në formë si kurrë më parë dhe kam fituar një siguri më të madhe tek vetja. Kur më la, ish-bashkëshorti kishte nxituar të shtonte se do të kisha gjetur me siguri një burrë tjetër, por nuk besoj se ishte shumë i bindur për këtë. Ju desh ta besonte. “Tani e kuptoj sepse meshkujt joshen nga ti”, më tha njëherë. Dhe duket se është e vërtetë. Kam pasur shumë ftesa për të dalë dhe për t’u njohur me njerëz të ndryshëm.
Të nisësh një jetë të re …
Fundi i martesës sime më ka lënduar shumë, por nuk jam penduar. Këto vitet e fundit nuk kanë qenë të lehtë, por kanë qenë interesantë: mezi po pres të zbuloj se çfarë më ruan e ardhmja. Sigurisht që do të më pëlqente të jetoja edhe njëherë një histori të rëndësishme dhe mendoj se tani kam shumë më. tepër për të ofruar. Por ndërkaq, mund të them se jam e lumtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje