Mjaft e pyetët veten se çfarë nuk shkon. Besoni tek këto që do lexoni dhe ndryshoni mënyrën e të jetuarit.
Dashuria është tema më kryesore që zë një pjesë të mirë të mendimeve dhe të bisedave tona, transmeton Telegrafi.
Ndryshe shpjegohet si e nevojshme për rritjen e sistemit të dopaminës në trup, kjo ngacmon trurin dhe sjell kënaqësinë na plotëson dhe gjithçka na duket e bukur. Mund të krahasohet edhe me kënaqësinë që marrim nga ushqimi, ëmbëlsirat, por edhe nga pilulat e kënaqësisë.
Shpesh ndodh që një lidhje përfundon në momentin që pasioni ka vdekur, keni zbuluar tradhti apo e vendosni bashkërisht ta mbyllni lidhjen tuaj. Më e keqja është kur lidhja nuk përfundon nga dëshira juaj, por përfundon nga rrethanat që nuk ju lejojnë bashkë ose nga largimi i papritur i partnerit nga ju atëherë kur gjithçka po shkonte shumë mirë. Këto ndarje janë ato që na lënë pasoja dhe për ne janë të vështira të harrohen nëse nuk riktheheni më bashkë.
Sipas studimeve antropologjike, truri pëson ulje drastike të dopaminës, mbingarkesë mendimesh dhe në kokën tone përsëriten çdo ditë të njëjtat pyetje: ”Pse ai/pse ajo”? apo “Përse më ndodhi kështu”? Mund të ndodhë që ky njeri mos të harrohet tërë jetën nëse nuk harrohet në çastin e duhur, ndiqni këshillat tona.
Merru me veten tënde!
Nëse gjatë lidhjes ju kanë munguar disa gjëra të caktuara si të merreni vetëm me veten tuaj, të kaloni kohë nën shoqërinë e miqve më të mirë apo të dilni si dikur, ribëjini këto gjëra.
Duke nisur që nga pasditet që mund të preferoni t’i kaloni mbyllur duke menduar në shtëpi: zëvendësojini me një pasdite jashtë në natyrë. Sporti është miku më i mirë në të tilla raste, si çlirues i melatoninës pasi ndihmon që energjitë e këqija të largohen dhe të çlirohen.
Fshije nga celulari dhe facebook-u
Mos i telefono më, mos kontrollo më facebook-un e tij dhe mos shko në vendet që ai frekuenton. Këto janë disa rregulla bazë që duhet të ndiqni nëse doni ta harroni dikë që më pare ka qenë qendra e universit për ju.
Nëse nuk ia dilni dot ,të paktën tentoni ta fshini nga celulari dhe facebooku juaj sepse ndryshe do vazhdoni ta kujtoni dhe nuk do të jetë e lehtë t’a harroni.
Pamje e re
Të kujdesesh për veten është shenja më e mirë e hapave të harresës. Mos e lini veten pas dore, por kaloni kohë me veten tuaj duke u ndjerë më mirë me një look të ri dhe, pse jo, me veshje të reja. Fundja të gjithë e dimë që veshja të sjell vetëbesim.
Ndrysho mendjen
Të fshish nga kujtesa dikë që ka patur shumë vend në zemrën tënde si në “Eternal sunshine of a spotless mind” është e vështirë, por të paktën duhet të hiqni mendimet negative nga mendja. Përqafoni njerëzit që vërtet doni sepse ndihmon në çlirimin e oksitocinës dhe kaloni kohë me ata në mënyrë që mendimet t’i ndani me të afërmit të cilët mund edhe t’ju këshillojnë (flasim këtu për njerëz vërtet të afërt).
Nëse herë pas here ju kujtohet ish-i juaj, mos buzë qeshni nga momentet e bukura të kaluara, por kujtoni ato momente që vërtet nuk i keni duruar dot.
Mos e tako më
Ka ndodhur shpesh që ish-i të takohet për t’u ‘sqaruar’ dhe përfundimi ka qenë shtrati përsëri. Kjo mund të duket e bukur si ide, por nëse e përjetoni do kuptoni që nuk është zgjidhja e duhur dhe do vuani më shumë me këtë kontakt (edhe nëse do të jetë me të vërtetë një ritakim).
Ky lloj ritakimi mund të ngjallë dëshirën për t’u takuar përsëri dhe ndoshta për t’u rilidhur përsëri ndërkohë që e dini të dy që është e pamundur. Mos mendoni të keni miqësi më një ish të dashur sepse kjo nuk do ndodhë kurrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit