LAJMI I FUNDIT:

Si ta harroni më lehtë ish- të dashurin

Si ta harroni më lehtë ish- të dashurin

Kur është fjala për ndërprerjen e një lidhjeje dashurie, qarja e vazhdueshme dhe dëgjimi i këngëve romantike qe një kohë të gjatë janë shndërruar në demode. Ankesat e vazhdueshme dhe bisedat për ish-të dashurin nuk është e vetmja mënyrë për ta harruara atë. Lotët dhe vajin, zëvendësoni me ndejat, udhëtimin, këngën e preferuar për të vallëzuar... Edhe lidhja me një mashkull tjetër preferohet...

Nëse ai mendon se nuk jeni e mirë për të, atëherë mos u dëshpëroni. Shikojeni këtë nga ana e mirë: ai ka humbur dhe jo ju.

Ja disa mënyra të bukura të cilat do t’u ndihmojnë ta harroni ish-të dashurin tuaj, transmeton Telegrafi.

Shkoni në pushim


Shkoni në ndonjë vend të bukur, sa më larg që mundeni. Për një kohë largohuni nga qyteti. Dilni, kënaquni dhe ndjeni si është të jesh përsëri “e lirë”.

Dilni në ndeja

Me dalje nëpër ndeja të ndryshme festojeni ndarjen. Organizoni shoqërim me vajzat tjera. Duke biseduar, duke dëgjuar muzikë dhe duke pirë, do të kuptoni se sa mirë është të jeni vetëm.

Gjuani gjësendet e tij

Paketoni të gjitha CD-të, teshat dhe të gjitha gjërat të cilat ua ka dhuruar dhe gjuani diku. Kur të jeni çliruar nga gjësendet të cilat jua kujtojnë atë, do ta keni më lehtë ta harroni.

Festoni lirinë

Mbusheni një gotë vere të mirë, lëshoni ndonjë film me George Clooneyn ose Brad Pittin dhe humbuni në fantazi.

Dëgjoni muzikë energjike

Lëshoni ndonjë muzikë me zë të lartë, këndoni dhe bërtisni sa më shumë që mundeni. Edhe pse kjo nuk do t’u pëlqejë fqinjëve tuaj, ju do ta keni shumë më lehtë. Shfrytëzoni këngë të tilla, siç është “I hate you so much right now”, po ashtu pozitivisht do të ndikojnë edhe tekstet e këngëve, si “Hit the road, Jack and don’t you come back no more, no more, no more, no more”, apo diçka tjetër që ju pëlqen juve.

Ushtroni

Shkoni në palestra dhe flertoni me ndonjë djalosh të bukur i cili ushtron pranë jush. Shpenzojeni energjinë negative me ushtrime dhe do të ndjeheni më mirë.

Mos iu përgjigjni në telefon

Në asnjë mënyrë nuk duhet ta çelni telefonin deri sa ai thërret. Ende më mirë është që në vend të emrit të tij të shënoni “Idiot”. Ky epitet do të ju përkujtoj se nuk i vlen as të bisedoni me të.

Ndryshoni stilin

Shkoni në ndonjë sallon bukurie dhe ndryshoni modelin e flokëve tuaja. Blini tesha të reja. Mos bëni ndonjë ndryshim radikal, por paksa shmanguni nga stili i mëparshëm, sigurisht që do të ndjeheni më mirë.

Gjeni të dashur tjetër

Nuk është patjetër të jetë diçka serioze. Një “tip kalimtar” do t’ju shërbejë që ta riktheni vetëbesimin, dhe njëkohësisht do të kaloni një kohë të mirë, do të shoqëroheni dhe do të kënaqeni. /Telegrafi/