Ngrënia e shumë ushqimeve njëherësh, moskonsumimi i lëngjeve, ngrënia pa kriter si mish apo hot-dog, janë disa nga arsyet të cilat vuani nga stomaku.
Këshilla e parë që japin mjekët për të mos patur dhimbje në stomak është uji. Uji nuk lejon që ushqimet të ngurtësohen në stomak. Një këshillë është dhe konsumimi i mollës i cili bën të mundur një tretje më të shpejtë të ushqimeve.
Po kështu këshillohet edhe orizi, pasi është një ushqim i lehtë i cili tretet shpejt. Sipas doktor Carlo Oller, shumë nxënës dhe studentë për shkak se hanë shumë ushqime nëpër Fast-Food kanë probleme me stomakun. Këshillohet nga doktor Oller, që moshat e reja të qëndrojnë larg ushqimeve të thata, për shkak se dhimbjet fillojnë duke mbushur moshën 18-20 vjeç. Një metodë për të larguar dhimbjet e stomakut është dhe sonda që kryhet në çdo spital, e cila pastron mbetjet që mund të jenë krijuar me kalimin e viteve.
Stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digjestiv, që është vazhdim i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshtë. Këto shërbejnë edhe si pika fiksimi të tij. Madhësia dhe forma e stomakut ndryshojnë në vartësi nga morfologjia e subjektit dhe shkalla e mbushjes. Në gjendje distensioni të moderuar stomaku është 25 cm i gjate, 10-12 cm i gjerë, dhe 8-9 cm i trashë. Kapaciteti i stomakut lëkundet midis 1-1.5 litra.
Stomaku është një organ shumë i vaskularizuar, që furnizohet nga më shumë së 6 arterie, që dalin nga trungu celiak. Ka një rrjete të pasur anastomozash intramurale, që sigurojnë vaskularizimin e tij edhe kur lidhet një pjesë e madhe e arterieve. Në 60% të njerëzve gjendet dhe arteria gastrike posteriore, që del nga arteria lienale dhe ushqen sipërfaqen posteriore të stomakut.
Ngrënia e shumë ushqimeve,sipas ekspertit të gastrologjisë, doctor Oller, moskonsumimi i lëngjeve, ngrënia pa kriter si mish apo hot-dog, janë disa nga arsyet të cilat mund t’ju bëjnë të vuani nga stomaku. Këshillohet që moshat e reja të qëndrojnë larg ushqimeve të thata, për shkak se dhimbjet fillojnë duke mbushur moshën 18-20 vjeç
Një tjetër metodë për të rënë në peshë është të hani 6 vakte në ditë. Kjo nuk do të thotë se do të konsumoni gjithçka. Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në përfundimin se dieta duhet të vazhdojë me të njëjtat ushqime por ju mund të konsumoni vakte gjashtë herë në ditë.
“Të hash shumë pak, ushqime në sasi të vogla, perime të ndryshme, fruta në intervale kohe deri në 2 orë është një metodë efikase për shkak se stomaku konsumon pak ushqim dhe mund ta tretë më shpejt”, – ka thënë nutricionistja Ash Lumi nga SHBA.
Studimi, i publikuar në revistën e shkencës e të ushqyerit Research, thotë se krijimi i një modeli të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm është të hahet në mënyrë të shpejtë dhe pak. Ajo ka thënë se rritja e vakteve gjatë një dite mund të mos duket e favorshme për rënien në peshë, por në të vërtetë kjo metodë nuk lejon që në trup të krijohen yndyra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025