Pacientët me sindromin Down shpesh herë vuajnë nga sëmundjet orale. Shumica apo të gjithë këta pacientë kanë mungesë të përputhshmërisë së oklusionit, dhe kjo krijon pasojat e veta. Akoma diskutohen teknika për ndihmën e problemeve të oklusionit si dhe terapisë ortodontike.
Besa Begu,
Higjieniste dentale
Ekzistojnë faktorë shumë të rëndësishëm të cilët duhet të konsiderohen tek pacientët me sindromin Down, duke përfshirë shërimin dental, përkrahjen emocionale si dhe teknikat të cilat ndihmojnë pacientët me këtë sindrom të bëhen më kooperativë në trajtimin stomatologjik. Bashkëpunimi me prindërit dhe stafin e stomatologjisë është tejet i rëndësishëm. Këshillat për parandalimin e sëmundjeve orale si dhe masat parandaluese, janë shumë të rëndësishme për shëndetin oral të fëmijës me sindromën Down.
Shenja që karakterizon pacientët është oklusioni i hapur, apo gojë e hapur, e cila rezultohet si pasojë e muskujve të dobët të fytyrës. Për shkak të muskulaturës së dobët, këta pacientë kanë edhe vështirësi në përtypjen optimale të ushqimit dhe pastrimin “natyral” të gojës. Shumë herë ushqimi arrin të mbetet në sipërfaqet e dhëmbëve dhe kjo pastaj mund të shkaktojë kariesin (prishjen e dhëmbëve).
Pacientët me Down sindrom kanë imunitet të dobët dhe ballafaqohen shumë herë me sëmundjet e mishit të dhëmbit, siç është parodontopatia, shkruan Telegrafi. Këta fëmijë vuajnë nga sëmundjet respiratore kronike. Kjo rezulton që ata të marrin frymë nga goja dhe si pasojë shkakton xerostomi (gojë të tharë). Xerostomia shkakton fisura në gjuhë dhe buzë të thara. Kjo, në të ardhmen, mund të shkakton dhe apthous ulcers (plage në gojë), candida si dhe acute necrotizing ulcerative gingivitis (sëmundje e rëndë e mishit të dhëmbëve).
Këta pacientë kanë me të vërtetë nevojë për përkujdesje të veçantë dhe të edukohen për mirëmbajtjen e shëndetit oral si dhe të marrin trajtime sistematike të fluorit. Vulosjet e dhëmbëve rekomandohen gjithashtu. Kariesi në dhëmbët e qumështit duhet të trajtohet me kohë, meqë dhëmbët e përhershëm dalin me vonesë dhe mungesa e shumë dhëmbëve gjatë kohës tregon rëndësinë e mirëmbajtjes së dhëmbëve të qumështit.
Sëmundjet periodentale (të mishit të dhëmbëve) janë shumë të zakonshme. Parodontopatia mund të diagnostikohet në fazat e hershme të fëmijërisë rreth moshës 10 vjeçare. Shumë studime tregojnë një prevalencë prej 90 deri 96% të sëmundjeve parodontologjike tek pacientet me këtë sindromë. Kjo edhe si pasojë e imunitetit të dobët tek këta paciente. Për këtë arsyeje nevojitet një tretman intensiv nga stafi i stomatologjisë nga fazat e hershme të fëmijërisë. Pacientët duhet të vizitohen tek stomatologu apo higjienistja dentale, çdo tre muaj për një pastrim profesional, i cili përfshin largimin e gurëve, aplikimin e medikamente antibakteriale dhe në disa raste terapi sistematike me antibiotikë.
Sigurisht që mirëmbajtja e dhëmbëve në shtëpi luan një rol shumë të rëndësishëm. Shumë herë është i vështirë bashkëpunimi me fëmijët dhe, kjo vështirëson mirëmbajtjen dhe pastrimin e dhëmbëve në shtëpi. Prindërit duhet të jenë shumë disiplinues dhe të ndihmojnë fëmijën; shumë herë preferohen brushat elektrike si dhe mbajtës të penjve për pastrimin në mes të dhëmbëve.
Si përfundim, duhet të ceket se këta pacientë kanë nevojë për një përkujdesje dhe përkrahje të veçantë nga prindërit si dhe stafi stomatologjik. Me ndihmën e vizitave të rregullta tek stomatologu si dhe pastrimin e rregullt, këta pacientë mund të arrijnë një shëndet të mirë oral. Shëndeti oral luan një rol të rëndësishëm për mirëqenien e këtyre pacientëve, pasi që shton kualitetin jetësor, ndihmon që të ushqyerit të jetë më i lehtë dhe këta fëmijë të jenë më të shëndetshëm.
Çfarë është sindromi Down?
Syndromi Down quhet ndryshe trisomia 21. Është një situatë ku materiali gjenetik i shtuar shkakton një vonesë në zhvillimin mendor dhe fizik. Ajo prek 1 në 800 lindje.
Të dhënat fizike dhe problemet mjekësore të lidhura me syndromin Down ndryshojnë shumë nga fëmija në fëmijë. Ndërkohë që disa fëmijë kanë nevojë për një vëmendje mjekësore të veçantë, të tjerët bëjnë një jetë të shëndetshme.
Megjithëse askush nuk e di me siguri pse ndodh sindromi Down dhe nuk ka një mënyrë për parandalimin e gabimit gjenetik, ai mund të zbulohet para lindjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë