LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi me ind dhjamor

Trajtimi me ind dhjamor

Ky lloj trajtimi përdoret për të përmirësuar dhe për të eliminuar sulkuset dhe linjat kutane të fytyrës. Këtu përfshihen zonat rreth syve, rrudhat dhe sulkuset përreth buzëve, si dhe ato anash gojës dhe hundës.

Trajtimi me ind dhjamor modelon sulkuset dhe linjën kutane të fytyrës. Duke injektuar qelizat dhjamore në lëkurën e fytyrës, bëjmë të mundur që të lirojmë faktorët e rritjes. Në këtë mënyrë, përmirësojmë cilësinë e lëkurës. E bëjmë atë më të ndriçuar dhe të freskët.

Është një trajtim që bëhet si te burrat, ashtu edhe te gratë. Ai mund të aplikohet edhe në moshë të re kur është e nevojshme. Ky lloj trajtimi kryhet jo vetëm për trajtim estetik, pra për të mbushur sulkuset dhe linjat e fytyrës të shkaktuara nga vitet dhe efektet negative të ambientit, por edhe në rastet e deformimeve në fytyrë të lindura apo të fituara në jetë.


Kjo ndërhyrje kryhet vetëm nga kirurgë plastikë me përvojë dhe nuk mund të kryhet nga estetistët. Gjithashtu, indi i përdorur është i vetë njeriut dhe marrja e injektimi i tij në zonat e duhura mund të kryhet nën anestezi lokale apo dhe endovenoze, në varësi të rastit. Është një ndërhyrje që në duart e një eksperti me përvojë ka efekte të mrekullueshme.

Një pjesë e indit dhjamor të aplikuar ngelet përgjithmonë, kurse pjesa më e vogël absorbohet. Për ketë arsye, në vitin e parë, ky trajtim bëhet çdo 6 muaj, kurse në të dytin çdo 10 muaj. Megjithatë, varet se sa të thella janë sulkuset. Kur ato janë të vogla, koha e absorbimit është më e largët.

Se sa përfitohet nga ky lloj trajtimi (sepse, si çdo trajtim, ka limitet e veta), atë e përcakton kirurgu plastik. Por, në përgjithësi, nëse aplikohet lipofilling-u pa u bërë sulkuset dhe linjat permanente, rezultati është shumë i mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori