Tetori është Muaj Ndërkombëtar i Luftës kundër Kancerit të Gjirit, por, për këtë problem duhet të flitet e të punohet, jo vetëm gjatë këtij muaji.
Nafije Latifi,
Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA
Sëmundja e kancerit është problem global dhe një ndër sfidat më të mëdha të mjekësisë bashkëkohore, i cili në kontekstin kosovar merr edhe dimensione të tjera, duke filluar nga niveli i ulët i edukimit shëndetësor, pamundësia e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të kompletuar, ballafaqimi me shpenzime të larta të trajtimit e deri tek stigmatizimi.
Të dhënat flasin se përhapja e sëmundjes së kancerit të gjirit në botë, por edhe në vendet e rajonit është vërtet alarmante; mesatarisht atakohet çdo e 8-ta grua gjatë jetës së saj dhe vdekshmëria (nga kjo sëmundje) zë vendin e dytë. Meqë nuk ka të dhëna të sakta, mund të supozohet se edhe femrat e Kosovës nuk janë të kursyera dhe se numri i tyre sillet diku ngjashëm me këto vende. Por, sado e sido që të jetë ky numër, fakti më shqetësues është se këtu zbulimi i sëmundjes bëhet në stade të avancuara, kur trajtimi dhe mbijetesa janë shumë më të kufizuara, dhe për mungesë të kushteve dhe të përkrahjes adekuate institucionale e shoqërore, vështirësitë nëpër të cilat kalojnë gratë e sëmura në Kosovë, janë shumë më të rënda, madje edhe se në vendet fqinje. Dhe, vetëm ato të cilat përballen me këtë problem të rëndë e dinë se sa e vështirë, e mundimshme dhe e kushtueshme është rruga drejt shërimit.Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA, është themeluar në vitin 2006 me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të grave për rrezikun nga sëmundja e kancerit të gjirit, për domosdonë e kujdesit ndaj shëndetit të tyre -me vetëkontroll dhe kontrolle të rregullta mjekësore, por edhe sensibilizimit të institucioneve përgjegjëse shoqërore e shëndetësore se – gjendja është shqetësuese, ndërsa kushtet e parandalimit, zbulimit të hershëm e trajtimit janë mjaftë të kufizuara.
Pas implementimit të programeve kombëtare për luftimin e kancerit të gjirit, vdekshmëria nga kjo sëmundje ka rënë rreth 30 për qind. Por, edhe projektet e mamografive mobile, që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjes, kur shërimi është i suksesshëm, e kanë shtyrë Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, që vite me radhë, me mënyra të ndryshme të organizimit, të prezantojë gjendjen e rëndë në Kosovë, dhe t’ia adresojë institucioneve përgjegjëse, me shpresë për më shumë kujdes në diagnostikimin dhe trajtimin më optimal të kancerit të gjirit. Pra, një luftë të përbashkët kundër kësaj sëmundje të rëndë, por me pak sukses!
– Në rrugëtimin e këtyre viteve, kemi bërë shumë përpjekje, bashkë me miqtë tanë të shumtë, ekspertë mjekësorë, Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Rrjetin e Grupeve te Grave, Grupin e Grave Parlamentare,Ministrinë e Shëndetësisë, udhëheqës të komunës së Prishtinës, Grupin e aktoreve, të institucioneve dhe asociacioneve të shumta, të pacienteve të mbijetuara si dhe përfaqësues të mediave elektronike dhe të shkruara, që për problemin e kancerit të gjirit të flitet sa më shumë, në mënyrë që gratë të ndërgjegjësohen – të kenë më tepër kujdes për veten, për shëndetin e tyre…
– Që me gratë e prekura nga kjo sëmundje e rëndë, rreth 200 paciente të reja, të moshave nga 20 vjeç e deri në pleqëri te thellë, të cilat diagnostikohen me kancer të gjirit për çdo vit, dhe, të mijëra të atakuarave – pra një nga 9 ose 10 femrave të Kosovës, si dhe familjarët e tyre – duke i informuar për mundësitë e mjekimit në institucionet publike, ku ofrohet një numër i madh i shërbimeve profesionale, pa pagesë.Qendra JETA/VITA vazhdimisht bën përpjekje që të jetë zëri i grave të sëmura, për kërkimin dhe avancimin e të drejtave të tyre ligjore e materiale, mbështetje për të hequr frikën në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të kontrolleve e trajtimeve; bën luftë të përbashkët me çdo grua, duke informuar për përvojat në botë, ku të sëmurat, krahas të gjitha kushteve institucionale marrin edhe ndihmë, udhëzime e këshilla – si të jetohet me sëmundjen, si t’i kthehen familjes, punës…Te ne, në këtë mjedis me tabu dhe moskuptime, shumica e tyre rrinë të sëmura, të vetmuara në shtëpitë e tyre, me familjet e tyre, të dëshpëruara, të turpëruara, të lodhura nga bredhjet nëpër ordinanca private, nëpër klinika Shkup e Tiranë e më larg, e të shpenzuara deri në maksimum. Ne mundohemi të gjejmë mënyra dhe mundësi që të jemi përkrah tyre – me shpresa, me frikë, me të drejtë për t’u informua, për t’u trajtua, por, edhe për të pasur një fund të dinjitetshëm. Sepse, atyre nuk ju duhet fshehja, heshtja, ngushëllimi…Për luftimin e kancerit të gjirit duhet forcë, forcë në vete, përkrahje nga familja, miqtë, kolegët, mjedisi, – por edhe besim e përkrahje nga personeli shëndetësor!Tetori është Muaj Ndërkombëtar i Luftës kundër Kancerit të Gjirit, por, për këtë problem duhet të flitet e të punohet, jo vetëm gjatë këtij muaji. Tetori, por edhe çdo rast tjetër duhet të shërbejë që t’i japim shanse jetës, duke krijuar një partneritet më të fuqishëm midis nesh (të sëmurave) e politikës, midis mjekëve dhe shoqërisë civile, midis mediumeve dhe opinionit për sensibilizim, humanizim dhe fuqizim të shoqërisë kosovare për një mision unik, mision të mundshëm – të luftimit të kancerit të gjirit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë