Për temperaturë më të ulët trupore ose për një ndjenjë të tillë subjektive përgjegjëse janë disa arsye të caktuara shëndetësore.
Disa receptorë të qelizave nervore ndodhen thellë brenda trupit dhe nuk stimulohen nga temperatura, por nga sinjale të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me temperaturën.
Pse disa njerëz kanë vazhdimisht të ftohtë, ekspertët kanë shpjegim.
Gjëndra tiroide
Gjëndra tiroide e cila e kontrollon metabolizmin, mund të punojë më ngadalë, e nëse punon me kapacitet më të dobët, kjo pasqyrohet në sistemin e rregullimit të temperaturës së personit të caktuar.
Për të qenë të sigurt që kjo është arsyeja e të pasurit të ftohtë, më së miri është që të konsultohet mjeku kompetent, transmeton Telegrafi.
Mungesa e hekurit
Mungesa e hekurit gjithashtu mund të jetë shkaktare e ndjenjës së vazhdueshme të të ftohtit. Hekuri është i domosdoshëm për furnizimin e qelizave me oksigjen, të cilin e përdorin për prodhim të energjisë.
“Nëse qelizat nuk prodhojnë energji të mjaftueshme mu për shkak të mungesës së hekurit, sistemi i rregullimit të temperaturës nuk mundet kurrë të “ngrohet” mjaftueshëm.
Mungesa e gjumit
Pushimi dhe gjumi i pamjaftueshëm çrregulloj në sistemin nervor, i cili merr pjesë në rregullimin e temperaturës trupore dhe mund të ketë ndikim në paraqitjen e ndjenjës së të ftohtit.
Para paraqitjes së internetit, njerëzit kanë fjetur mesatarisht nëntë orë, ndërsa tani shumica e njerëzve flenë mesatarisht gjashtë orë e gjysmë dhe atë kur të munden, gjë që nuk është e mirë e as e mjaftueshme për rivitalizimin e organizmit.
Qarkullimi i dobët periferik
Qarkullimi i dobët periferik gjithashtu është fajtor për ndjenjën e vazhdueshme të të ftohtit. Nëse bëhet fjalë për një gjë të tillë, më së shpeshti paralajmëron dhimbja në duar, madje edhe kur personi qëndron vetëm për një kohë të shkurtër në të ftohtë.
Këto probleme shkaktohen për shkak se enët e gjakut tkurren, duke kufizuar qarkullimin në ekstremitete, e veçanërisht në gishtërinj të duarve ku nuk arrin gjak i mjaftueshëm, për shkak të kësaj ato vërshohen, gjë që manifestohet me dhimbje. Për zbutje të këtyre simptomave ilaç i mirë mund të jetë magnezi.
Stresi kronik
Stresi kronik madje edhe në formën më të butë mund të ketë efekt negativ në hipotalamus, i cili, mes tjerash, rregullon punën e gjëndrës tiroide dhe sistemit autonom nervor.
Në këtë situatë vjen deri te ndjenja e të ftohtit, derisa, në anën tjetër, lumturie dhe kënaqësia psikike kanë efekt të kundërt, përkatësisht ndikojnë në krijim të energjisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë