Deri te humbja e vetëdijes mund të shpijnë shumë sëmundje dhe gjendje nga të cilat disa janë shtegdalje (p.sh. rënia kalimtare e tensionit) e disa shumë të rënda (psh. ndalja e punës së zemrës). Thellësia e humbjes së vetëdijes mund të jetë e ndryshme dhe mund të ndryshoj të i njëjti pacient.
Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
spec. i mjekësisë emergjente
Si ta konstatoni se a është personi pa vetëdije?
Nëse hasni në personin i cli nuk lëviz është i shtrirë ose në pranin tuaj papritmas është shtrirë në tokë, lehtas e tronditni në krah ose drejtoni disa pyetje, psh: “Çka ka ndodhur? A po më dëgjon? Si quheni?”.
Te humbjet sipërfaqësore, të i pavetëdijshmi mund të lëvizë disa pjesë të trupit ose të vjell. Nëse nuk ka kurrfarë reaksioni, atëherë personi është në gjendje të humbjes së thellë të vetëdijes (koma).
Veprimet
* Thirrni mjekun për ndihmë, nëse është e mundur, sa më shpejtë pa humbur kohë.
* Kontrolloni frymëmarrjen dhe qarkullimin dhe sipas nevojës filloni me veprimet e ringjalljes.
* Nëse i pavetëdijshmi merr frymë, kthejeni në pozitë të krahut. Herë-herë kontrolloni frymëmarrjen.
* Mbuloje të pavetëdijshmin që të evitoni mërdhirjen.
* I pavetëdijshmi guxon të transportohet vetëm në pozitë të shtrirë (në krah) .
MOS tentoni të pavetëdijshmit t’i jepni ushqim ose pije.
MOS e leni të pavetëdijshmin pa mbikëqyrje.
Pacienti pa vetëdije
Të pyetet dëshmitari:
1. A mund të bëhet fjalë për helmim
2. A është lënduar më herët
3. A është pacient kronik
Simptomat dhe ekzaminimet
1. era (si e acetonit, alkoolit, dheut të lagësht, urinës)
2. lagështia e lëkurës
3. shenjat e lëndimit (njolla elektrike, gjakderdhja, gjurmët e injeksioneve)
4. tonusi i muskujve (hemipareza, hemiplegjia)
5. përgjigja ndaj ngacmimeve të dhembjes-shpimi (hemipareza, hemiplegjia)
6. shenjat meningjeale
7. frymëmarrja
8. bebëza e syrit (shikimi në drejtim të lëndimit: ICV; mioza: morfina, gjakderdjet ne pons; midriaza: atropin)
9. pulsi, TA, (kriza hipertenzive, shoku)
10. abdomeni (prania e defanses)
11. Babinski dhe reflekset tjera: reaksioni ndaj dhembjes
12. gjaku të ekzaminohet me traken – Glukohemotest
Pozita e dëshirueshme: pozita e të pavetëdijshmit (pozita në krah)
Ndihma urgjente mjekësore:
1. infuzioni 500mL tretje infuzive 1 gtt/sek
2. terapia simptomatike, kontrolli i funksioneve vitale
3. terapia e diferencuar, nëse dihet shkaktari
Tretmani i mëtutjeshëm
Derisa jeni duke pritur autoambulancën regjistroni shenjat vitale.
Shikoni për shenja të traumës me ç’rast duhet të keni kujdes të mos keqësoni lëndimin e medullës spinale.
Transporti urgjent me përcjellës i cili i zotëron shkathtësitë e reanimimit.
Gjatë transportit të keni kujdes për funksionet vitale: frymëmarrjen dhe punën e zemrës (mjeku ose infermierja).
Zjarrmia (temperatura e lartë)
Zjarrmia është temperatura e lartë e shkaktuar nga sëmundja, më së shpeshti infektive. Lartësia e temperaturës nuk do të thotë të përputhet të jetë në harmoni me rëndesën e sëmundjes. Fëmijët janë të predispozuar ndaj temperaturave të larta, por më lehtë i tolerojnë se të rriturit. Temperatura trupore mund të matet nën sqetull, nën gjuhë dhe në zorrën e trashë.
Matja e temperaturës nën sqetull
Maja e termometrit duhet të vendosët thellë në nënsqetull e krahun ta palosim për trupi. Matja zgjatë 10 minuta.
Matja e temperaturës nën gjuhë
Maja e termometrit duhet të jetë e vendosur nën gjuhë, ndërsa goja e mbyllur. Matja zgjatë 5-10 min. Këtë vend temperatura është diçka më e lartë se në nënsqetull.
Matja e temperaturës në zorrë
Termometrin duhet vendosur rreth 5 cm në zorrë. Matja zgjatë 5 minuta. Kjo është metoda më e besueshme. Në zorrë temperatura normal për 0,4-08 ˚C është më e lartë se në sqetull. Nëse diferenca në mes temperaturës së matur në zorrën e trashë dhe temperaturës së matur në sqetull është më e madhe se 1ºC. Kjo flet për sëmundje inflamatore në bark (psh. ‘ndezja e zorrës qorre’).
Temperatura normale e trupit variron të njerëzit e ndryshëm dhe të personi i njëjtë gjatë ditës. Në mëngjes është më e ulëta, ndërsa në mbrëmje më e larta. Merret se kufiri i sipërm i temperaturës trupore i matur në sqetull është 37,2ºC, nën gjuhë 37,5ºC, ndërsa në zorrë 37,8ºC.
Veprimet
* I sëmuri me zjarrmi duhet të pushojë. Nuk guxojmë të lagim me ujë. Mbulesa duhet të jetë e lehtë ndërsa ambienti i ndritshëm.
* I sëmuri duhet merr shumë lëngje (çaj, lëng frutash).
* Nëse temperatura kalon 39ºC, zvogëloje me lecka. Janë të dobishme edhe banjat me ujë të vakët.
* Nëse temperatura kalon 40ºC, tërë trupin fërkoje me lecka të lagështa dhe bëni frikcione të lehta me lecka të pambukta. Veprimet përsëritni derisa temperatura të bie nën 39ºC.
* Për zbritjen e temperaturës ekzistojnë edhe një numër i madh i barnave, për foshnje dhe për të rritur, në formë tabletash, shurupeve dhe suposteve. Veprimi fillon 30-60 min. pas marrjes.
Shenjat e vdekjes
Te personi i pavetëdijshëm, e po qe se është në gjendje të hipotermisë, frymëmarrja dhe pulsi mund të jenë aq të dobësuara sa nuk mund t’i konstatojmë. Për këtë me kontrollin e frymëmarrjes dhe pulsit nuk mundemi me siguri ta konstatojmë vdekjen. Shenjat më të hershme të vdekjes janë: sytë e maces, njollat dhe shtangimi kufomor.
Sytë e maces
Nëse kokërdhoku i syrit te i vdekuri shtypet anash, bebëza zgjatët dhe bëhet ovale.
Njollat kufomore
Janë të ngjyrës së kuqe dhe murrme, vjollcë. Lajmërohen për shkak të derdhjes së gjakut në pjesët e poshtme të trupit. Shihen në lëkure në atë anë në të cilën shtrihet kufoma. Në fillim janë të fiksuara për trupi, e pastaj nëse kufomën e kthejmë atëherë edhe njollat do të bartën prapë në pjesët e poshtme. Njollat kufomore fillojnë të lajmërohen 30-60 minuta pas vdekjes.
Shtangimi kufomor
Trupi i kufomës në fillim është i poroz. Dy deri katër orë pas vdekjes fillon shtangimi i disa nyjave, e pas 6-8 orëve prej vdekjes tërë trupi është i shtanguar. Shtangimi zgjatë 2-3 ditë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje