Ne adhurojmë të dëgjojmë macen tonë teksa gërhet. Nuk ka gjë më të mirë se sa një mace e strukur në prehrin tënd, e kënaqur dhe e lumtur, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si gërhasin macet dhe përse e bëjnë këtë?
Njerëzit buzëqeshin, qentë tundin bishtin e tyre dhe macet gërhasin. Të gjithë e tregojmë kënaqësinë tonë në forma të ndryshme. Pra, nuk është për t’u habitur se kur macja shtrihet pranë jush apo kur jeni duke e përkëdhelur ajo i shpreh ndjenjat e saj duke gërhitur.
Megjithatë, gërhitja nuk është gjithmonë një shenjë lumturie. Ndonjëherë ajo është një përgjigje emocionale që tregon dhimbje apo stres. Në fakt macet mund të gërhasin teksa janë duke lindur, prandaj gërhitja ka më shumë të ngjarë të jetë një lloj mekanizmi që i ndihmon macet të qetësohen.
Gërhitja mund të jetë gjithashtu një sjellje vetë-ngushëlluese. Fillimisht ajo shprehet kur kotelet janë vetëm disa ditëshe, ndoshta për t’i sinjalizuar prezencën e tyre mamasë e për ta inkurajuar atë që t’i ushqejë. Kjo mënyrë komunikimi vazhdon më tej me rritjen e tyre.
Si gërhasin macet?
Gjëja për t’u habitur në këtë rast është fakti se macet nuk kanë ndonjë aparat special në trupin e tyre që t’i mundësojë gërhimën. Gërhitja lind si rrjedhojë e lëvizjes së shpejtë të muskujve të laringut (kutia e zërit), kombinuar me lëvizjen e diafragmës (muskuli në fillim të kafazit të kraharorit). Muskujt lëvizin me një ritëm rreth 20-30 herë në sekondë.
Ndërsa macja merr frymë, ajri prek muskujt që janë në lëvizje duke shkaktuar kështu një gërhimë. Disa prej tyre janë aq të lehta sa që ju duhet të afroni veshin shumë pranë maces suaj për ta dëgjuar, ndërsa disa të tjera janë ekstremisht të larta.
Kombinimi i gërhimës me mjaullimën
Macet kanë lloje të veçanta gërhitjesh që i përdorin kur kërkojnë vëmendjen tonë, veçanërisht kur duan që të ushqehen. Kjo njihet si një “gërhimë joshëse” dhe është një kombinim me mjaullimën në të njëjtën kohë. Pronarët e maceve i përgjigjen këtij tingulli në një mënyrë të ngjashme me atë të prindërve ndaj të qarave të fëmijës së tyre.
Ky është një shembull i mrekullueshëm që tregon se si miqtë tanë të zbutur kanë evoluar në procesin e jetesës me njerëzit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City