Më shumë se gjysma e burrave dhe grave mbi moshën 65 vjeçare ankohen për së paku, një problem me gjumin. Shumica e të moshuarve përjetojnë pagjumësinë dhe të tjerët probleme me gjumin.
Me plakjen, modeli jonë i gjumit ndryshon. Në përgjithësi, njerëzit e vjetër flenë më pak, përjetojnë më shumë gjumë të parehatshëm dhe kalojnë më kam kohë në stadet më të thella të gjumit se sa të rinjtë, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, duke u bazuar në moshë, kthimi i gjumit të rregullt është esencial për shëndetin fizik dhe mirëqenien emocionale.
Kush i shkakton problemet me gjumin në njerëzit e moshuar?
Janë një varg faktorësh të cilët me kalimin e viteve mund të ndikojnë në pamundësinë për të fjetur mirë. Në disa prej shkaktarëve më të shpeshtë përfshihen:
Zakonet për gjumë të pakët: Modeli i çrregullt fli-zgjohu mund të ndikojë në ritmin individual dhe ta bëjë edhe më të vështirë mbajtjen e një orari të rregullt të fjetjes.
Gjendje të tjera të lidhura me sjelljen, siç është konsumimi i alkoolit para gjumit, zgjatja e kohës së të ndenjurit syhapur në shtrat edhe të ndenjurit kot gjatë ditës mund po ashtu të ndikojë në aftësinë për të fjetur.
Sëmundjet e ndryshme: Disa gjendje të keqësuara shëndetësore janë të shpeshta tek të moshuarit. Disa nga këto sëmundje, ku përfshihen insuficienca e zemrës, artriti, aciditeti në stomak, menopauza dhe sëmundja e Alzheimerit, mund të kenë ndikim në gjumë.
Këto çrregullime mund ta bëjnë të vështirë rënien në gjumë ose mund të shkaktojnë zgjim të shpeshtë, duke ndikuar kështu në kohën e përgjithshme të gjumit dhe kualitetin e fjetjes.
Barnat: Disa barna mund të çrregullojnë aftësinë e personit për të rënë në gjumë ose për të pasur një gjumë të qëndrueshëm dhe, madje, mund të stimulojnë pagjumësi gjatë natës.
Ankthi psikologjik ose çrregullimet psikiatrike: Mosha e shtyrë karakterizohet nga shumë ndryshime të cilat mund të çojnë në pagjumësi. Për shembull: ndryshimet jetësore si vdekja e një të afërmi, zhvendosja e familjarëve, ose kufizimet fizike si pasojë e sëmundjeve, mund të shkaktojnë stres të theksuar dhe probleme me gjumin.
Çrregullimet e gjumit: Sëmundjet e lidhura me gjumin si apnea e gjumit, sindroma e lodhjes së këmbëve dhe çrregullimet periodike në lëvizjen e gjymtyrëve, në disa raste mund të lidhen me moshën.
Lodhja: Lodhja shpesh çon në kohë jo produktive me pak aktivitete ditore; kjo mund të çojë edhe në një orar jo të rregullt të fjetjes dhe zgjimit dhe në probleme kronike të gjumit.
A bëni gjumë të mjaftueshëm?
Nevojat për fjetje të secilit person janë të ndryshme. Nëse tash bëni më pak gjumë se sa kur jeni të rinj, por ende ndjeheni të pushuar dhe energjik gjatë ditës, mos u brengosni, sepse në moshë të shtyrë ju keni nevojë për më pak gjumë.
Sidoqoftë, nëse ndjeni se mungesa e gjumit ndikon në aktivitetet tuaja ditore, duhet të bisedoni me mjekun. Ka disa rrugë të cilat ju mund t’i ndiqni për të arritur sërish tek gjumi kualitativ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj