Në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm, janë bërë shumë studime mbi dhunën. Në intervistimet e shumta, nxënësit e shikojnë dhunën si formë edukimi, madje edhe në familje. Përdorimi i dhunës nuk ndjehet as kur ajo shtrihej përtej kufijve të familjes, në shkollë, as kur vjen nga vetë nxënësit mbi nxënësit.
Ajo që rezulton është se dhuna në shkollë merr trajta e forma nga më të ndryshmet, buron nga të gjithë anëtarët e shkollës, konturet e saj janë gjithëpërfshirëse, horizontale dhe vertikale, transmeton Telegrafi.
Bashkë me paqartësinë mbi dhunën, është lehtë të evidentohen edhe qëndrimet ndaj saj. Janë në fakt qëndrime shumë të çuditshme! Dhe jo vetëm ndaj dhunës “moderne”, asaj psikologjike e emocionale, po edhe ndaj dhunës “tradicionale”, asaj të së shkuarës, të shëmtuarës, dhunës fizike!
Një formë e veçantë dhune që vihet re është kërcënimi me anë të notës. Nxënësit dhe mësuesit nuk mohojnë përdorimin e notës negative për nxënësit e zhurmshëm. Nota ndonjëherë nuk ka lidhje me përgatitjen në lëndën përkatëse, por me nevojën për të vendosur mësuesja/i pushtetin e saj/tij.
Natyrisht, që sjellja e dhunshme ndaj të tjerëve e ka një gjenezë. Ajo daton në vitet e hershme të fëmijërisë. E ajo është aq tinzare saqë ndërhyn në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, duke u kthyer në pjesë normale të reagimeve në të përditshmen e tij/saj.
Dhuna, në trajta të kamufluara gjendet në mënyrën e dhënies së urdhrit, ushtrimin e kërkesës për rezultate, ndonjëherë edhe në mënyrën e dhënies së dashurisë nga ana e prindërve.
Dhuna përcillet në mënyrë të rregullt nga mediat, filmat dhe librat për fëmijë e të rritur. Dhuna gjen shteg për të shpërthyer në ambientet e klasave me shumë nxënës, me origjina, kultura dhe temperamente të ndryshme.
Dhuna e përdorur pavarësisht formave të saj atavike apo të moderuara, shkakton tek fëmijët probleme lidhur me:
* vetëvlerësimin,
* marrëdhëniet ndërpersonale,
* vetizolimin,
* mungesën e besimit,
* çrregullimet në të nxënë,
* krijimin e marrëdhënieve problematike me të tjerët,
* sjelljet të keqpërshtatura të inatit dhe zemërimit,
* paaftësinë për t’u dhënë fjalë emocioneve dhe mendimeve.
Shenjat e sipërpërmendura mund të mos gjenden të gjitha tek një fëmijë, por disa prej tyre mund të jenë shumë të shprehura. Dhuna e përditësuar është fenomen i vështirë për t’u eliminuar.
Në fakt, si për ironi, shpesh hidhen ide se për parandalimin e dhunës duhej të aktivizoheshin instrumente ndëshkuese për ata që përdorin dhunë në shkollë, pavarësisht statusit të tyre. I dhunuari dhunon, dhunuesi të dhunohet!
Ndoshta nuk është koha për filozofime mbi dhunën, sesa vërtet për të identifikuar mjete e mënyra të ndalimit të saj në shkollë, në vendin ku prodhohen qytetarët e së nesërmes. Edukimi qytetar duket se duhet të fitojë një tjetër betejë të vështirë atë me dhunën tinëzare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj