Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit
Karota është e pasur me ushqyes që kanë efekt të dobishëm në trup, dhe veçanërisht ndikon mirë në shikim.
Karota e papërpunuar mund të jetë e vështirë për t’u konsumuar, kështu që duhet të pritet përpara se të hahet. Meqë rritet në tokë, është e rëndësishme të hiqet shtresa e jashtme.
Cilësitë ushqyese
Karota është një nga burimet më të pasura natyrore të beta-karotenit, provitaminës së rëndësishme që pas konsumimit konvertohet në një nga antioksidantët më të fuqishëm në trup, në vitaminën A.
Vitamina ndihmon qelizat për të luftuar viruset, mbron nga kanceri dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Ajo merr pjesë në proceset e prodhimit të pigmentit okular, dihet shumë mirë se karota është e mirë për shikim.
Në karotë ka vitaminë K, e cila ndikon në koagulimin e gjakut dhe shërimin e plagëve. Fibrat ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kancerin e zorrës së trashë.
Fibrat dhe kromi, të cilat gjenden në këtë perime të shëndetshme rrënjore, luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e sheqerit në gjak. Ky kombinim është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për sulmet e urisë dhe kontrollin e diabetit.
Përparësitë shëndetësore
E ëmbël dhe e lëngshme, karota është shumë e pasur me antioksidantë, vitamina dhe fibra. 100 gramë të karotës përmbajnë vetëm 41 kalori dhe sasi të papërfillshme të yndyrës.
Karota është një burim jashtëzakonisht i begatshëm i vitaminës A dhe karotenit. 100 gramë të karotave të freskëta përmbajnë 8.285 mikrogramë të beta-karotenit dhe 16.706 njësi të vitaminës A. Studimet kanë treguar se kompozimet flavonoide në karota ndihmojnë në parandalimin e kancerit të lëkurës, mushkërive dhe gojës.
Karoteni konvertohet në vitaminë A në mëlçi. Beta-karoteni është karoteni kryesor të cilin e përmban kjo perime. Beta-karoteni është një nga antioksidantët më të fuqishëm natyrorë që mbrojnë organizmin nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira.
Përveç kësaj, ka të gjitha funksionet e vitaminës A, dhe më të rëndësishmet janë: ruajtja e shikimit të shëndetshëm, ruajtja e shëndetit riprodhues (prodhimit të spermës), ruajtja e epitelit, rritja dhe zhvillimi i rregullt.
Karota është e pasur me falkarinol, i cili është një pesticid natyral. Kërkimet shkencore të kryera në Universitetin Newcastle në kafshët laboratorike kanë treguar se falkarinoli në karota mund të ndihmojë në luftimin e kancerit.
Karota e freskët përmban një sasi të caktuar të vitaminës C, ose rreth nëntë për qind të konsumit të rekomanduar ditor. Vitamina C është një antioksidant që tretet në ujë, dhe i cili ndihmon trupin për të ruajtur shëndetin e indeve lidhëse, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Karakteristikat e saj antioksiduese e ndihmojnë trupin që të mbrohet nga sëmurja dhe kanceri.
Karota përmban edhe një sasi solide të vitaminës B, si acidi folik, vitamina B6 (piridoksina), tiamina dhe acidi pantotenik. Këto substanca janë të rëndësishme, sepse ato veprojnë si bashkëfaktorë të enzimeve në proceset metabolike në trup.
Karota përmban sasi të shëndetshme të mineraleve, duke përfshirë bakrin, kalciumin, kaliumin, manganin dhe fosforin. Kaliumi është një pjesë e rëndësishme e qelizave dhe lëngjeve të trupit dhe e ruan zemrën duke e neutralizuar efektin e natriumit.
Lëngu i karotës
Për një pije të shijshme dhe të shëndetshme ju duhen katër karota të qëruara dhe të copëtuara, katër feta mollë të gjelbër dhe pak xhenxhefil të freskët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij