LAJMI I FUNDIT:

Si ta zgjidhni dhe ta udhëzoni një dado për fëmijën tuaj

Si ta zgjidhni dhe ta udhëzoni një dado për fëmijën tuaj

Për mamatë që punojnë, kujdestarja e fëmijëve është një figurë shumë e rëndësishme. Por shpeshherë ky rol nënvlerësohet. Bëhet fjalë në fakt për persona që kanë një përgjegjësi të madhe: rrisin fëmijët. Por si mund të gjendet personi i duhur?

Në lidhje me këtë, disa këshilla interesante ka dhënë italiania Sara Morelli, titullare në një agjenci për kërkimet personale të specializuara në sektorin Tate & Nanny.

“Dadoja mund të gjendet në dy mënyra: duke pyetur mikeshat ose gjyshet apo nëpërmjet agjencive të specializuara. Të dyja janë të vlefshme. Por sapo të keni kontaktin, duhet të përpiloni një pyetësor të mirëstrukturuar dhe vetëm në bazë të kësaj mund të kuptoni nëse personi për të cilin interesoheni është ai i duhuri për ju”, thotë Morelli.


Pamja

Higjiena personale është gjëja e parë të cilën duhet ta vini re menjëherë te dadoja që kërkoni. Duhet të jetë një person që ju ngjall figurën e pastërtisë: flokë të rregullt dhe jo të pisët, veshje të rehatshme e të pastër dhe me pak truk. Truku i shumtë mund të irritojë lëkurën delikate të të sapolindurit, ashtu si thonjtë e gjatë, të cilët nuk janë aspak të rehatshëm për të luajtur me fëmijët e vegjël.

Ndërkohë është e rëndësishme të vëreni me kujdes nëse pi duhan. Më pas edhe toni i zërit është i nevojshëm të merret në konsideratë: duhet të jetë i qetë dhe jo shumë i mprehtë.

Pra, ekzistojnë detaje të vogla, të cilat mund t’i vëreni që në takimin e parë dhe që mund të përbëjnë diferencën.

Sigurohuni që e flet mirë gjuhën tuaj

Në fakt, për një zhvillim korrekt të gjuhës, fëmija ka nevojë të stimulohet nëpërmjet një fjalori të larmishëm dhe korrektë. Ndaj gjuha amë është thelbësore. Akoma më mirë do të ishte sikur të zgjidhnit një dado e cila flet dy gjuhë. Ky do të jetë një plus tjetër për fëmijën tuaj të vogël.

Kërkojini referencat

Mbi të gjitha, dadoja, e cila duhet të rrisë një fëmijë të vogël, duhet të ketë përvojë në këtë detyrë. Nuk është e mjaftueshme të ketë fëmijë apo vëllezër dhe motra më të vegjël, sepse nuk është e njëjta gjë. Ndërkohë duhet të jetë e freskët për nga eksperienca e fundit, sepse nga viti në vit ndryshojnë shumë sjellje dhe zakone.

Mosha e duhur

Mosha më e mirë për t’u kujdesur për një fëmijë të vogël është mes 25 dhe 45 vjeç. Ndërkohë që për një të sapolindur dadoja duhet të jetë një figurë më e matur, mes 28 dhe 55 vjeç.

Nëse keni nevojë vetëm për një dado që të vendosë fëmijën në gjumë, mirë është edhe një vajzë e re. Ideale është të gjeni një studente, e cila banon afër jush dhe mund të vijë pranë jush kur të keni nevojë.

Si ta udhëzoni një dado

Sapo zgjidhni personin që bën për ju dhe për kujdesin e fëmijës tuaj, duhet t’ia bëni të qarta pritshmëritë edukative.

– Bëni një listë të gjërave të ndaluara. Për shembull, shpjegojini se fëmija juaj nuk duhet të shohë televizor apo nuk mund të luajë me tabletin për më shumë se 15 minuta etj.

– Më pas, duhet të bëni një listë të gjërave që duhet të bëjë dhe që për ju janë të rëndësishme: për shembull, se kur duhet ta ushqejë fëmijën, kur duhet ta vendosë në gjumë apo kur duhet ta shëtisë. Çfarë aktivitetesh duhet të organizojë kur koha jashtë është e keqe.

– Udhëzojeni se si duhet të sillet me të voglin/voglën tuaj në rast se ai/ajo bën probleme.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kalo në kategori